Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 20 Nëntor 2026, 06:01 Kursi i këmbimit: euro 89.8 lekë, dollari 81.6 lekë Kursi i këmbimit sot: euro blihet me 89.8 lekë dhe shitet me 90.4 lekë, dollari amerikan blihet me 81.6 lekë dhe shitet me 82.7…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Spiropali
  • Tirana
  • Shehaj-Balla
  • Buxheti
  • Merkato
  • Top Channel
  • SHBA
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Spiropali
  • Tirana
  • Shehaj-Balla
  • Buxheti
  • Merkato
  • Top Channel
  • SHBA
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Vatikani: Në Paris shpresohet përsëri, duke u lutur, në armëpushimin olimpik

Sporti E diel, 4 Gusht 2024 15:10
Vatikani: Në Paris shpresohet përsëri, duke u lutur, në armëpushimin olimpik
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Sot, e dielë, 4 gusht, Kisha organizoi një takim ndërfetar në sheshin e katedrales Notre-Dame për armëpushimin olimpik. Këtë kërkoi edhe Komiteti Olimpik Ndërkombëtar, i cili mban gjallë kujtimin e kremtimit me rastin e Lojërave të Parisit 100 vjet më parë. “Ne dëshmojmë për vëllazërimin dhe lutemi së bashku për dhuratën e paqes ndërmjet kombeve”, pohon Ipeshkvi Gobillard, përgjegjës i Konferencës Ipeshkvnore Franceze për Olimpiadën

Në kulmin e shkallëzimit të luftërave – me të fuqishmit e botës që nuk duan as ta dëgjojnë propozimin për armëpushimin olimpik të mbështetur edhe nga Papa Françesku – në Paris njerëzit vazhdojnë të luten me këmbëngulje për paqen.

Me stilin elastik të sportistëve, “nuk hiqet dorë” nga strategjia e ndërtimit të marrëdhënieve më vëllazërore, edhe nëpërmjet përvojës sportive. E edhe nëpërmjet amerikanes Katie Ledecky – notarja më e fortë e të gjitha kohërave – e cila përpara se të zhytet në pishinë thotë me zë të lartë Falemimërinë “në mënyrë që të gjithë të kenë paqe duke parë përvujtërinë e Nënës së Zotit” (ashtu siç bën Athletica Vaticana në “fillim ” të çdo gare). Sot, 4 gusht, ndërmjet orës 10 dhe 11 të mëngjesit, Kisha Katolike Franceze organizoi një takim ndërfetar në sheshin e Notre-Dame të rilindur – kushtuar Gjon Palit II – pikërisht për armëpushimin olimpik. Një iniciativë e kërkuar shprehimisht nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar që mban të gjallë kujtimin e festës në Notre-Dame me rastin e Lojërave të Parisit të vitit 1924, pikërisht 100 vjet më parë.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

“Ne do të dëshmojmë për vëllazërinë dhe do të lutemi së bashku për dhuratën e paqes ndërmjet kombeve”, pohon ipeshkvi Emmanuel Gobillard, përgjegjës i Konferencës Ipeshkvnore Franceze për Olimpiadën. Është domethënëse, thekson ai, se propozimi erdhi nga vetë Komiteti Olimpik Ndërkombëtar: i pranishëm, presidenti Thomas Bach, i cili më 19 korrikun e kaluar mori pjesë në Meshën për fillimin e armëpushimit olimpik.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Në një kontekst shpirtëror – me të krishterët, hebrenjtë, myslimanët, budistët dhe hindusët – Bach do të flasë për sportin, që mund të “mobilizojë konkretisht më të mirën e çdo personi dhe të mbarë njerëzimit”. E përmasa shpirtërore është qendrore, si çdo përvojë thellësisht njerëzore.

Mund t'ju interesojë

Højbjerg jep “ok” për Juventusin: danezi pritet të jetë përforcimi i madh i merkatos së janarit

Højbjerg jep “ok” për Juventusin: danezi pritet të jetë përforcimi i madh i merkatos së...

Para 9 orësh
Scott McTominay te Milan: kuqezinjtë nisin lëvizjet, Napoli kërkon 40 milionë euro

Scott McTominay te Milan: kuqezinjtë nisin lëvizjet, Napoli kërkon 40 milionë euro

Para 9 orësh
Real Madrid synon rikthimin e Nico Paz për 80 milionë euro, xhaxhai i lojtarit zbulon fjalët e nënës së Messit

Real Madrid synon rikthimin e Nico Paz për 80 milionë euro, xhaxhai i lojtarit zbulon f...

Para 10 orësh

Gjatë takimit do të flasin Haïm Korsia, rabin i madh i Francës; Najat Benali, kryetar i shoqatës së xhamive të Parisit; Christian Krieger, president i Federatës Protestante Franceze; Anton Gelyasov, përfaqësues ortodoks; Shailesh Bhavsar, në emër të komuniteteve hindu; Jigmé Thrinlé Gyatso, bashkëkryetar i Unionit Budist të Francës; Imzot Philippe Marsset, peshkop ndihmës i Parisit, me François Morinière dhe Isabelle de Chatellus, president dhe drejtor i përgjithshëm i Lojërave të Shenjta, një strukturë e Konferencës Episkopale Franceze për t’i gjallëruar shpirtërisht Lojërat “në shtëpi”.

“Stili i vëllazërisë nëpërmjet sportit që po përjetojmë në Paris nuk është i rastit apo sipërfaqësor, sepse çdo ditë e ndërtojmë bashkë në fshatin Olimpik”, këmbëngul ipeshkvi Gobillard. “Mbi njëqind kapelanë të krishterë dhe përfaqësues të feve të ndryshme janë gjithmonë në dispozicion për të mirëpritur dhe për të dëgjuar atletët dhe të gjithë njerëzit që bëjnë pjesë, në forma të ndryshme, në botën olimpike”.

Por çfarë kërkojnë sportistët?
“Sportistët janë para së gjithash shumë të ndjeshëm ndaj çështjes së paqes. Ata thjesht duan të luten, të rrëfehen, të shprehin mendimet e tyre dhe të marrin një bekim: jo për të fituar medaljen e artë, por për të qenë në gjendje ta jetojnë plotësisht këtë përvojë shumë njerëzore, që është sporti olimpik” – pohon Imzot Gobillard- që u kujton të pranishmëve se “kapela e Zojës së Sportistëve në kishën e La Maddalena është gjithmonë e hapur: atje lutja është e pandërprerë, në mënyrë që Lojërat të jenë kanal dialogu për paqen”.

R.SH. – Vatikan

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kursi i këmbimit: euro 89.8 lekë, dollari 81.6 lekë
Para 57 minutash

Kursi i këmbimit: euro 89.8 lekë, dollari 81.6 lekë

Horoskopi i ditës, e premte 20 nëntor 2026
Para 57 minutash

Horoskopi i ditës, e premte 20 nëntor 2026

Moti sot me stuhi e shi, nga 8° në Korçë deri 23° në Vlorë
Para 58 minutash

Moti sot me stuhi e shi, nga 8° në Korçë deri 23° në Vlorë

Frika nga ndërprerjet teknologjike nxit blerje paniku në SHBA: Costco rrit shitjet, 21 nga 26 gjeneratorët më të shtrenjtë jashtë stokut
Para 8 orësh

Frika nga ndërprerjet teknologjike nxit blerje paniku në SHBA: Costco rrit shitjet, 21 nga 26 gjenerat...

Më të lexuarat

1 Neda kërkon të marrë dy djemtë e saj prej 1 viti, flet për herë të parë Ogren Balluku: Ajo ka dështuar si nënë
Para 9 orësh

Neda kërkon të marrë dy djemtë e saj prej 1 viti, flet për herë të parë Ogren Balluku: Ajo ka dështuar...

2 Elisa Spiropali: Me vjen keq dhe turp për Blendi Klosin!
Para 8 orësh

Elisa Spiropali: Me vjen keq dhe turp për Blendi Klosin!

3 Veliaj dhe Spiropali drejt PD-së? Befason deputeti Gjin Gjoni: Politika mund të bëjë çdo gjë
Para 10 orësh

Veliaj dhe Spiropali drejt PD-së? Befason deputeti Gjin Gjoni: Politika mund të bëjë çdo gjë

4 Elisa Spiropali: Modeli i Ballukut është më i keqi në PS dhe qeverisje
Para 8 orësh

Elisa Spiropali: Modeli i Ballukut është më i keqi në PS dhe qeverisje

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.