
Joshua Zirkzee është një nga lojtarët më të spikatur në Seria A. Bomberi i Bolognës ka qenë vendimtar në shumë ndeshje këtë sezon.
Milani dhe Juventusi po e mendojnë seriozisht për ta blerë holandezin, por ndjesia është se ofertat befasuese mund të mbërrijnë jashtë kufijve të Italisë gjatë verës. Në Premier League nuk mungojnë adhuruesit.
Bologna e ka blerë këtë sulmues premtues nga shkolla e Bayernit për 8.5 milionë. Bavarezët kanë një klauzolë ekskluzive për ta blerë atë për 40 milionë euro ose përndryshe ata do të mund të gëzojnë sërish 40% të kartonit në rast rishitjeje të të ardhmen.
Sot, duhen të paktën 60 milionë për ta larguar nga Bologna. E njëjta shumë parash, që Manchester United shpenzoi verën e kaluar për Hojlund nga Atalanta.
