Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 22 Nëntor 2026, 22:01 Çalhanoglu lëndohet sërish, Interi rrezikon ta humbasë deri në fund të vitit Hakan Calhanoglu u detyrua të dalë nga fusha në minutën e 30-të të ndeshjes Inter-Atalanta për shkak të një problemi muskulor. Interi rrezikon ta…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Qafë Thanë
  • Erion Veliaj
  • Messi
  • Grabitje Durrës
  • Xhensila Myrtezaj
  • Aksident në Fier
  • Spiropali
  • Vuçiç
Lajmet e fundit
Në trend
  • Qafë Thanë
  • Erion Veliaj
  • Messi
  • Grabitje Durrës
  • Xhensila Myrtezaj
  • Aksident në Fier
  • Spiropali
  • Vuçiç
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

DW/ Vitet 2010-të – një dekadë ndryshimesh turbulente! Dhimbje qafe nga smart-phonet, #MeToo, Netflix

Teknologji E mërkurë, 1 Janar 2020 15:40
DW/ Vitet 2010-të – një dekadë ndryshimesh turbulente! Dhimbje qafe nga smart-phonet, #MeToo, Netflix
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Smartphone: dikur gishti i madh, sot qafa

Kur në vitin 2007 doli në treg Apple iPhone nuk dihej ende mirë, se sa do të ndryshonte përdorimi i medieve sociale brenda pak vjetësh. Telefoni me prekje me funksione të shtuara u përhap me shpejtësi, ankesave për dhimbje të kyçit të gishtit të madh iu shtuan ato të qafës për shkak të përdorimit të celularit. Njerëzit i sheh kudo kokëulur sot në rrugë.

Duke ecur, duke qëndruar në këmbë apo të ulur ata i mbajnë sytë ngulur para Display-t. Luajnë, lexojnë, telefonojnë. Gjenerata “kokë ulur” me kufje që minimizojnë zhurmat e tjera izolohet nga bota jashtë. Në disa vende madje janë vënë semaforë në tokë që “kokëulurit” tek celulari të mos kalojnë kur sinjali është i kuq.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Instagrami dhe Influencerët

Vetëinskenim apo vetëmashtrim? Në një kohë që industria dhe media përpiqen të krijojnë herë pas here një imazh të ri të femrës larg seksizmit, herë pas here supermodelet super të holla zëvendësohen nga femra të kolme e jo aq perfekte, të tjerë në Youtube dhe Instagram nuk duan ta dorëzojnë imazhin e bukurisë perfekte pa asnjë defekt.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Në Youtube dhe Instagram lindin influencerë që arrijnë miliona vetë dhe kthehen në marka të reklamave të ndryshme. Apps të ndryshme me filtra krijojnë imazhin e një bukurie që ka të bëjë shumë pak me realitetin.

Mund t'ju interesojë

BepiColombo hyn në orbitën e Mërkurit pas tetë vitesh udhëtim

BepiColombo hyn në orbitën e Mërkurit pas tetë vitesh udhëtim

Para 5 orësh
Si teknologjia kuantike po transformon sfidat e energjisë

Si teknologjia kuantike po transformon sfidat e energjisë

Para 14 orësh
Sulme kibernetike ndaj USDA dhe FBI, pas ndërprerjeve të shumta teknologjike

Sulme kibernetike ndaj USDA dhe FBI, pas ndërprerjeve të shumta teknologjike

21 Nëntor 2026, 17:21

#MeToo

Në janar 2013 feministja gjermane Anne Wieczorek u bëri një thirrje përdoruesve – të shkruajnë në twitter përvojën e tyre me seksizmin në përditshmëri, shakatë në dukje të padëmshme për femrat.

Brenda 2 javësh publikohen 60.000 mesazhe duke shkaktuar një valë debati, dhe sensibilizimin e parë për seksizmin në mediat sociale. Katër vite e gjysmë më vonë kjo temë rikthehet në botë me një fuqi të re. Në vazhdën e skandalit me producentin e Hollywood-it, Harvey Weinstein që kishte keqtrajtuar seksualisht disa femra në Hollywood, përhapet me shpejtësi hashtagu #MeToo.

Sërish vihen në shënjestër personalitete të njohura. Aktorë si Kevin Spacey humbasin reputacionin, ylli i operas, Placido Domingo tërhiqet nga skena. Debati nuk ka përfunduar. Tema e seksizmit futet në përditshmëri – një gjoja pëllëmbë pa të keq në prapanicë i përket tani së shkuarës.

Netflix dhe serialët

Para 10 vjetësh fenomeni “streaming” i filmave dhe serialëve ishte i rezervuar vetëm për platformat amerikane. Më pas erdhi Netflix. Në vitin 2012 ky rrjet pushtoi Europën, në vitin 2014 edhe Gjermaninë.

Shikuesit në moshë të re ndërkohë kalojnë më shumë kohë në Netflix se para televizorit. Serialë të njohur i sheh pa reklama, në telefon, në tablet, në laptop, kudo e me çmim të arsyeshëm. Peizazhi televiziv ndryshoi rrënjësisht e nuk ka për të qenë më kurrë si më parë.

Edhe Spotify ka ndryshuar shprehitë e dëgjuarit muzikë në këto dekada. CD-ve u ka kaluar koha, formati mp3 po ashtu ka dalë nga qarkullimi. Tani mund të dëgjosh muzikë, të krijosh listën tënde të preferuar kudo e kurdo. Spotify ofron krahas 50 milionë titujve, edhe libra audio dhe podcasts.

Refugjatët, urrejtja kundër të huajve, populizmi

“Ne ia dalim mbanë”, tha kancelarja gjermane, Angela Merkel në vitin 2015 dhe hapi dyert për qindra mijëra vetë që kërkonin ndihmë. Njerëz që kanë marrë arratinë nga lufta, uria, varfëria dhe që kërkojnë në Gjermani një jetë më të mirë.

Shoqëria e ndjen për herë të parë se po vjen një valë e madhe refugjatësh. Solidariteti i fillimit (Refugees welcome) dhe pasiguria për valën e refugjatëve në Natën e Vitit të Ri 2015 ia lenë vendin zemërimit, deri edhe urrejtjes. Sulmet këtë natë të djemve të rinj, kryesisht afrikanoveriorë ndaj vajzave dhe grave bënë të qartë përplasjen e fortë të kulturave.

Ato çuan ujë në mullirin e një partie, që para dhjetë vitesh nuk ekzistonte në Gjermani: Alternativa për Gjermaninë, Afd. Një parti populiste e djathtë, në pjesë të saj ekstremiste e djathtë. Ndërkohë përfaqësuesit e saj janë të përfaqësuar edhe në Bundestag.

Ndalimi i duhanit

Më 1. Gusht 2010 në Bavari hyn në fuqi një ligj për ndalimin e duhanit pa përjashtim. Lande të tjera gjermane e ndjekin këtë shembull vite më pas. Shqetësimi është i madh.

Shumë shtronin pyetjen, nëse për duhanpirësit do të kishte më kuptim një vizitë në pub. Tani rë gjithë janë mësuar me pub-e pa duhan, klube me ajër të pastët. Vetë duhanpirësit e dinë tani. Edhe përjashta mund të ndeshin me ndonjë vështrim kritik.

Veganizmi

Heqja dorë nga produktet shtazore në ushqim, veshje dhe produkte të tjera përqeshej një kohë të gjatë. Ndërkohë stili vegan i jetesës ka hyrë në përditshmëri. Restorantet dhe mensat ofrojnë ushqim vegan, produktet vegane kanë kaluar nga dyqanet e specializuara në supermarkete. Edhe veshja vegane është një trend i njohur tanimë. Një argument tjetër për stilin vegan është edhe klima- Sepse metani dhe gazra të tjerë që prodhohen nga bujqësia janë ndotës të klimës.

Ndryshimi i klimës

Klima – njihej si një problem, për të cilin flitej më shumë në konferencat botërore të klimës. Masat për të ngadalësuar ngrohjen globale ka kohë që merren. Por askush nuk ia doli të sensibilizonte opinionin për klimën si nxënësja suedeze, Greta Thunberg. Ajo bën grevë të premteve, duke braktisur shkollën, jo shumë kohë më vonë Thunberg flet para të fuqishmëve të kësaj bote.

Nxënës nga e gjithë bota e ndjekin shembullin e saj. Të premteve në vend të shkojnë në shkollë, ata dalin në rrugë për të protestuar në mbrojtje të klimës. Dhe ia dalin: bota ua dëgjon zërin.

Njerëzit shikojnë të përdorin më pak gjëra plastike, përdorin biçikletën, politika miraton paketa për klimën. Komisioni Europian ka paraqitur madje edhe një “deal” për klimën. Kurse Të Gjelbrit në Gjermani arrijnë vlera zgjedhore që as nuk i ëndërronin më parë.

Kujdesi për veten, Hygge, vetëpërmirësimi

Para kërcënimit të klimës, mjerimit të qindra mijëra refugjatëve, politikës së presidentit amerikan dhe shumë konflikteve të pazgjidhura në botë, duket se njeriu e kërkon gjithnjë e më shumë balancën brenda vetes.

Në asnjë dekadë tjetër nuk ka pasur kaq shumë botime që kanë në fokus cilësinë e jetesës. Në revista apo kurse ofrohet yoga, kujdesi për veten. Fjala daneze, “Hygge” – lumturi e momentit është në gojën e të gjithëve. Vendosja e paqes me veten. Këtë e predikojnë një numër i pafund psikologësh dhe mediatorësh në podcats, video në youtube etj.

Me këtë temë fitohet shumë para, por nëse njerëzit më pas e ndjejnë veten më mirë…

E në këtë kuptim gëzim e mbarësi në dekadën e re!

Burimi: 

https://www.dw.com/sq/vitet-2010-t%C3%AB-nj%C3%AB-dekad%C3%AB-ndryshimesh-turbulente/a-51819934

Etiketat e lidhura

smartphone
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Çalhanoglu lëndohet sërish, Interi rrezikon ta humbasë deri në fund të vitit
Para 14 minutash

Çalhanoglu lëndohet sërish, Interi rrezikon ta humbasë deri në fund të vitit

Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë”
Para 24 minutash

Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë”

Atalanta-Inter: Sarri sfida Chivu, Carnesecchi i lënduar në nxehje
Para 1 ore

Atalanta-Inter: Sarri sfida Chivu, Carnesecchi i lënduar në nxehje

Milan Frosinone 5-1, kuqezinjtë rimarrin vendin e katërt
Para 1 ore

Milan Frosinone 5-1, kuqezinjtë rimarrin vendin e katërt

Më të lexuarat

1 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 10 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

2 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

3 Mbyllen hetimet, dërgohet për gjykim dosja e këngëtares Xhensila Myrtezaj
Para 10 orësh

Mbyllen hetimet, dërgohet për gjykim dosja e këngëtares Xhensila Myrtezaj

4 Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës
Para 23 orësh

Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.