Engel: Problemi kryesor për Kosovën është Serbia dhe jo tarifa

“Unë, më të vërtet mendoj se është e padrejtë për BE-në dhe të tjerët të flasin për Tarifën sikur ajo te jetë arsyeja që po shfaqen problemet. Tarifa nuk është problemi sipas meje, problemi është Serbia, dhe askush nuk drejtohet kah Serbia, për t`i treguar se ajo nuk mundët që të vazhdoj të bëjë gjera të tilla” është shprehje në mes të tjerash Kongresisti amerikan Eliot Englel, në një prononcim për Alba Life TV.

Engel më tutje ka shtuar :” Kështu, nëse Serbia do ta ndryshonte qasjen, mbase nuk do te ishte e nevojshme tarifa. Por, nëse kjo nuk ndodh, dhe Kosovës nuk i premtohet ajo qe e meriton, atëherë BE-ja nuk mund ta fajësoj dikë tjetër përveç vetes” ka shtuar tutje Engel, për AlbaLife TV.

Më poshtë, edhe transkripta e përkthyer nga ky prononcim:

Unë nuk mendoj se administrata Trump e ka përfshi Kosovën në itinerarin e vet.

Për këtë arsyeje, Unë dua që të bisedoj me sekretarin e shtetit, zyrtare tjerë, apo edhe vet Presidentin, që t’u tregoj opinionin tim, si një person nga kongresi që di shumë mirë për Kosovën, apo edhe si zyrtar i Punëve të Jashtme. Do të doja që administrata amerikane të jetë më e angazhuar në çështjen e Kosovës. Shtetet e Bashkuara kanë një rol të rëndësishmen në vëzhgimin e demokracisë në Kosove se si lulëzon e rritet . Kjo është ajo që ne duhet të bëjmë. Kosovaret kanë punuar shumë dhe janë shumë pro Amerikan, andaj ne u’a kemi për borxh që të kujdesimi për ta dhe të sigurohemi që ata (populli i Kosovës) të mos ngacmohet as nga Serbia as nga asnjë vend tjetër. Andaj derisa të jem aty do te sigurohem që gjerat të shkojnë siç duhet.

Unë nuk dua që të këshilloj lidhur me taksen nëse do ta hiqni apo jo.

Janë në të vërtet zyrtaret e Kosovës ata që duhet te vendosin. Unë si gjithmonë jam në dispozicion të ndihmoj sido që të mundem. Unë, më të vërtet mendoj se është e padrejtë për BE-në dhe të tjerët të flasin për tarifën sikur ajo te jetë arsyeja që po shfaqen problemet. Tarifa nuk është problemi sipas meje, problemi është Serbia, dhe askush nuk drejtohet kah Serbia, për t’i treguar asaj se ajo nuk mundët që të vazhdoj të bëjë gjera të tilla. Kështu qe, nëse Serbia do ta ndryshonte qasjen, mbase nuk do të ishte e nevojshme tarifa. Por, nëse kjo nuk ndodhë dhe Kosovës nuk i premtohet ajo qe e meriton, atëherë BE nuk mund ta fajësoj dikë tjetër përveç vetës.

SHKARKO APP