Home ShowBiz Eni Lena kamp...

Eni Lena kampionia në fuqi e grimit, rrëmben kupën “Mjeshtër pune”

52
0

Make-up artistja më e suksesshme në Shqipëri, Eni Lena ka “rrëmbyer” çmimin “Mjeshtër Pune”. Ky çmim u dha nga Shoqata e Bukurisë Shqiptare, përmes organizimit të përvitshëm të Bukurisë që edhe kësaj radhe shpalli grimieren në fuqi, pas periudhës së vështirë të pandemisë.

Për grimieren e njohur Eni Lena ky çmim ka një rëndësi të veçantë pasi vlerësimi vjen nga një shoqatë kombëtare mjaft e respektuar që akrediton zyrtarisht punën e një make-up artisti dhe jo vetëm.

Me një karrierë mbi 17 vitesh, Eni Lena ka lënë gjurmë në industrinë e bukurisë si master makeup artiste me renome, duke influencuar industrinë me kontributin e saj në këtë fushë. Trajnimi i gjeneratës së re të makeup artistëve me metodologjinë e çertifikuar krijuar nga Eni Lena për makeup ka krijuar një rrymë të re profesionale të grave në biznes.

“Falenderoj Shoqatën Bukuria Shqiptare për vlerësimin me titullin Mjeshtër Pune. Për mua makeup-i sjell jo vetëm konfidencë për artin e bukurisë femërore por edhe një platformë fuqizimi që gratë të jenë pronare të salloneve dhe të kenë bizneset e tyre. Besoj se shumë gra kanë marrë vëmendjen dhe mbështetjen e duhur nëpërmjet trajnimeve dhe çertifikimeve që unë bëj me master makeup class, duke aplikuar metodologjinë time të liçensuar. Liçensimin e mësimdhënies e vlerësoj si një arritje shumë të madhe të karrierës time dhe nuk ka gjë më të bukur sesa kalimi i njohurive të fushës së makeup-it në gjeneratën e re të artistëve aspirues,” tha Eni Lena për Koha Jonë.

Së fundmi emri i Eni Lenës është lakuar edhe në media prestigjioze ndërkombëtare siç është Sun Newspaper “Gazeta Dielli” në New York, NY Elite Press apo NY Glamour, për të cilat ajo ka dhënë disa intervista. Ka fituar titullin “Makeup Artistja më e Mirë e Vitit 2021” dhe “Makeup Artistja e VIP-ave më me influence” në Nju Jork.

Përgatiti: Jonida Halili

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Showbizi

Më shumë nga Showbiz

Lajmet e Fundit

Te Fundit