Home Aktualitet Euro2024, ja ...

Euro2024, ja çiftet çerekfinaliste

370
0

Të martën është mbyllur faza e 1/16-ve e Kampionatit Europian që po mbahet në Gjermani.

Skuadra e fundit që siguroi kualifikimin për në çerekfinale ishte Turqia teksa mbrëmjen e sotme mposhtën 1-2 Austrinë.

Pas dueleve të fundit janë mësuar edhe tetë skuadra që do duelojnë në çerekfinale, teksa përballjet janë vërtet të forta.

Skuadrat çerekfinaliste: Spanja, Gjermania, Portugalia, Franca, Holanda, Turqia, Anglia, Zvicra.

Ndërkohë që në çerekfinale janë katër duele. Gjithçka nis të premte në datën 5 korrik, ku në orën 18:00 luhet Spanjë – Gjermani.

Përballja e Stuttgarit pa frikë mund të quhet si finale e parakohshme, ndërsa po atë ditë në orën 21:00 Portugalia luan me Francën në Hamburg.

Të shtunën e 6 korrikut në orën 18:00 luhet Angli – Zvicër në Dusseldorf, ndërsa në 21:00 përballen Holandë-Turqi në Berlin.

Ndeshjet çerekfinale të Euro 2024:

E premte, 5 korrik 2024

18:00 Spanjë – Gjermani
21:00 Portugali – Francë
E shtunë, 6 korrik 2024
18:00 Angli – Zvicër
21:00 Holandë – Turqi

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit