Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 23 Tetor 2026, 22:02 Amerika shpall heliumin si material kritik SHBA-ja e ka shpallur heliumin material kritik, duke theksuar rëndësinë e tij në prodhimin e gjysmëpërçuesve dhe energjisë. Ky vendim synon të mbështesë prodhuesit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Dashnor Sula
  • Berisha, Rama
  • Protesta në Francë
  • Ermal Beqiri
  • Incidenti në Kuvend
  • Taulant Balla
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Dashnor Sula
  • Berisha, Rama
  • Protesta në Francë
  • Ermal Beqiri
  • Incidenti në Kuvend
  • Taulant Balla
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

REL: Anulohen procedurat gjyqësore në rastin kundër Trump

Aktualitet E premte, 8 Nëntor 2024 21:31
REL: Anulohen procedurat gjyqësore në rastin kundër Trump
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Një gjykatëse që mbikëqyr rastin ndaj Donald Trumpit për ndërhyrje në rezultatin zgjedhor të vitit 2020, anuloi çdo procedurë të mbetur gjyqësor, teksa prokurorët po vlerësojnë “kursin që duhet të ndërmerret” pas fitores së Trumpit në zgjedhjet presidenciale të 5 nëntorit.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Prokurori i Posaçëm, Jack Smith, vitin e kaluar e kishte akuzuar Trumpin se kishte planifikuar që ta përmbyste rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020 dhe e kishte akuzuar për posedimin e paligjshëm të dokumenteve të klasifikuara në pronën e tij në Mar-a-Lago. Ekipi i Smithit ka qenë duke e shqyrtuar se si do të mbyllë dy çështjet federale përpara se presidenti i zgjedhur të marrë detyrën si president për shkak se politika e kamotshme e Departamentit të Drejtësisë thotë se presidentët në detyrë nuk mund të ndiqen penalisht, tha për Associated Press një zyrtar që ka njohuri për çështjen.

Mund t'ju interesojë

Amerika shpall heliumin si material kritik

Amerika shpall heliumin si material kritik

Para 8 orësh
Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat

Para 8 orësh
Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

Para 9 orësh

Fitorja e Trumpit kundër nënpresidentes demokrate, Kamala Harris, nënkupton se Departamenti amerikan i Drejtësisë beson se ai më nuk mund të përballet me ndjekje penale, sipas opinioneve ligjore të Departamentit që janë në fuqi për të mbrojtur presidentët që janë në detyrë. Trump kishte kritikuar të dyja rastet penale, duke i cilësuar si të motivuara politikisht dhe ka deklaruar se do ta shkarkonte Smithin “brenda dy sekondash” pasi të marrë detyrën.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Në shkresën dërguar gjykatës të premten lidhur me rastin e zgjedhjeve të vitit 2020, ekipi i Smithit kërkoi që të anuloheshin procedurat gjyqësore, duke thënë se duhet kohë “për të vlerësuar rrethanat e paprecedenta dhe për të përcaktuar kursin e duhur përpara në linjë me politikën e Departamentit të Drejtësisë”. Gjykatësja Tanya Chutkan menjëherë miratoi kërkesën dhe urdhëroi prokurorët që të dërgonin shkresa me propozimet e tyre “për drejtimin që duhet të ndërmarrin në këtë rast” deri më 2 dhjetor.

Gjyqi ndaj Trumpit ishte paraparë të niste në mars në Uashington, ku më shumë se 1.000 mbështetës të tij janë përballur me akuza për rolin e tyre në trazirat në ndërtesën e Kongresit amerikan. Por, rasti është ndërprerë pasi Trumpi pretendoi se kishte imunitet nga përndjekja dhe më pas çështja shkoi në Gjykatën Supreme. Në korrik, Gjykata Supreme tha se ish-presidentët kishin imunitet nga ndjekja penale dhe rasti u kthye te Chutkan për të vendosur se cilat pretendime të aktakuzës mund të çohen përpara.

Rasti për dokumentet e klasifikuara është bllokuar që nga korriku, kur gjykatësi i emëruar nga Trumpi, Aileen Cannon, hodhi poshtë rastin mbi pretendimet se Smith ishte emëruar paligjshëm. Smith e ka apeluar vendimin dhe çështja është ende duke u shqyrtuar nga Gjykata e Apelit. Edhe pse Smith synon ta tërheqë rastin ndaj Trumpit për dokumentet e klasifikuara, ai me gjasë do të vazhdojë të sfidojë vendimin e Cannonit sa i përket ligjshmërisë së emërimit të tij. /REL/

Etiketat e lidhura

Donald Trump
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Amerika shpall heliumin si material kritik
Para 8 orësh

Amerika shpall heliumin si material kritik

Ronela Hajati zbulon çfarë do bënte nëse do të ishte kryeministre
Para 8 orësh

Ronela Hajati zbulon çfarë do bënte nëse do të ishte kryeministre

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat
Para 8 orësh

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 8 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

Më të lexuarat

1 Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 8 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

2 Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani
Para 9 orësh

Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

3 Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh
Para 9 orësh

Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh

4 Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat
Para 11 orësh

Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.