FOTO/ Mposhtën Anglinë në finalen e ”Euro 2024”, Spanja dërgon trofeun në shtëpi/ Festa nis që në aeroport

Kombëtarja spanjolle ka dërguar në shtëpi trofeun e ”EURO 2024”. Lojtarët e “La Roja” u kthyen në tokën vendase të hënën pasdite, më pak se 24 orë pasi mposhtën Anglinë në finale.

Ndalesa e parë ishte në aeroportin Adolfo Suarez Madrid–Barajas ku kapiteni i ekipit Alvaro Morata dhe presidenti i federatës spanjolle të futbollit Pedro Rocha u fotografuan te dera e avionit duke ngritur trofeun.

E gjithë skuadra më pas pozoi për një foto pranë avionit, ku nuk mund të mungonte dhe kupa. Pas largimit nga aeroporti, ekipi shkoi për të takuar kryeministrin e Spanjës, dhe më pas festa vijoi me një paradë publike në qendër të Madrid.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?