Sylvinho nga sot nuk është më trajneri i Kombëtares!
Nga dita e sotme, 9 korrik, Sylvinho zyrtarisht nuk është më trajneri i Shqipërisë, pikërisht në këtë datë atij i ka skaduar kontrata dhe ndodhet me pushime me familjen e tij në Porto (Portugali). Sylvio Mendes Campo Junior refuzoi apo shmangu, në disa raste çështjen e rinovimit të kontratës në prag të Europianit, duke u justifikuar me përgatitjen e eventit europian.
Pas përfundimit të Europianit ai ka kërkuar kohë që të kalojë ditët e pushimit me familjen dhe më pas do të vendosur, duke reflektuar edhe nga ofertat që do të ketë në tavolinë. Presidenti Duka i ka propozuar tashmë kontratën e re dhe vendimi i takon Sylvinhos, nëse do të vazhdojë aventurën për të synuar një kualifikim historik për në Kupën e Botës, apo të nisë një eksperiencë të re në ndonjë shtet tjetër.
Sido të jetë zyrtarisht sot i ka mbaruar kontrata ligjore.