Festa e fundit e Edi Ramës në Vlorë si Kryeministër
Sot në Ditën e Pavarësisë në Vlorë ishte edhe kryeministri Edi Rama. Kurorën e parë te Monumenti Pavarësisë e vendosi Presidenti i Republikës, Ilir Meta. Më pas ishte kryeparlamentari Gramoz Ruçi dhe në fund kryeministri Edi Rama.
Në kushtet e pandemisë së koronavirusit masat ishin drastike dhe në distancë mes secilit prej tyre dhe njerëzve, por ajo që ra në sy ishte fytyra e prishur e kryeministrit gjatë ceremonisë zyrtare.
Shumë qytetarë u shprehën se “kjo është festa e fundit e Edi Ramës si kryeministër këtu te Ismail Qemali”. Zgjedhjet që po vijnë më 25 prill 2021 do nxjerrin në pension politik Ramën si dhe do sikterisin Rilindjen.
Por ajo që ka acaruar qytetarët, edhe sot në Ditë Feste, është fakti që bëri publik Arian Çani, se kryeministri Rama shkoi me avion charter në shtetin arab të Emirateve të Bashkuara për të bërë vaksinën speciale anti Covid-19, një spital për VIP-at botërorë, ndërkohë që vaksina nuk ka ardhur në Shqipëri.
Mësohet se një sasi vaksine është prodhuar, pa zhurmë, për disa kryeministra dhe kryetarë shtetesh dhe super miliarderë botërorë. Këtë vaksinë, mediat botërore shkruajnë se e bëri dhe Presidenti Trump i cili për dy ditë doli shendoshë e mirë nga spitali.
Sipas Arian Çanit, kjo është vaksinë e klasit të parë, ndërsa populli ka vaksinë tjetër, si për popullin. Ndërkohë Endri Fuga e ka përgënjështruar prerë se kryeministri ishte në Abu Dhabi për vaksinën.