1.3 milionë votues s’janë të kënaqur, por…

Ben Blushi ka një vit që jep sinjale se mund të bëhet nismëtar i një lëvizje të re politike që synon të tërheqë votat e të majtëve të pakënaqur me qeverinë. Por ende sot, zhvillon takime të vakta me përkrahës të tij, ku më shumë mundohet të ankohet për referendumin e PS-së, se sa të bëjë hapa konkretë për strukturimin e një lëvizje të re politike“…
Nga Eduard Zaloshnja

Sondazhi i Institutit Demokratik Amerikan, zhvilluar para disa javësh në Shqipëri, tregoi se vetëm 0.9 milion votues janë të kënaqur me punën e qeverisë apo të opozitës (rreth 600 mijë me punën e qeverisë dhe rreth 300 mijë me punën e opozitës). Ndërsa rreth 1 milion votues janë të pakënaqur me të dyja palët dhe rreth 300 mijë s’janë as të kënaqur e as të pakenaqur me ndonjërën prej tyre (rreth 1.2 milionë votues të tjerë jetojnë jashtë Shqipërsië dhe shumica dërrmuese nuk marrin pjesë në votime).

Kjo radiografi e elektoratit shqiptar që bëri sondazhi i Institutit Demokratik Amerikan tregon se ekziston një terren mëse i mjaftueshëm për një lëvizje të re politike, që mund të ishte konkurruese në 2017-ën, në qoftë se do të merrte votat e një fraksioni të 1.3 milionë votuesve që jetojnë në Shqipëri, dhe që s’janë të kënaqur me ndonjë nga forcat politike aktuale. Por problemi është se një lëvizje e tillë nuk duket në horizont.

Ben Blushi ka një vit që jep sinjale se mund të bëhet nismëtar i një lëvizje të re politike që synon të tërheqë votat e të majtëve të pakënaqur me qeverinë. Por ende sot, zhvillon takime të vakta me përkrahës të tij, ku më shumë mundohet të ankohet për referendumin e PS-së, se sa të bëjë hapa konkretë për strukturimin e një lëvizje të re politike.

Swiss Digital Desktop Reklama

Edhe Gjergj Bojaxhiu ka një vit që jep sinjale se mund të bëhet nismëtar i një lëvizje të re politike që synon të tërheqë votat e të pakënaqurve me të dy krahët e politikës. Por në vend që të kishte bërë hapa konkretë për strukturimin e një lëvizje të tillë, e sheh sot veten duke u mbrojtur ndaj akuzave për pastrim parash dhe evazion fiskal.

Swiss Digital Mobile Reklama

Të dyja këto figura publike mund ta zyrtarizojnë, secili më vete, nga një lëvizje politike para zgjedhjeve të 2017-ës, por gjasat janë që asnjëra prej tyre nuk do të jetë në gjendje të marrë shumë vota nga 1.3 milionë votuesit që s’janë të kënaqur me partitë aktuale. Sepse i pari duket se mban ende shpresë që një ditë të arrijë majën e PS-së dhe i dyti do duhet të harxhojë më shumë kohë duke mbrojtur veten në publik e prokurori, se sa të frymëzojë ndjekësit për t’u shtrirë në gjithë Shqipërinë.

Na ndajnë edhe 14 muaj nga zgjedhjet e 2017-ës, që janë mëse të mjaftueshëm për krijimin e një lëvizje të re politike, në kushtet kur 1.3 milionë votues  s’janë të kënaqur me partitë aktuale.  Mjafton që ta marrin inisiativën disa njerëz me integritet moral e me guxim e energji për t’u përballur me partitë aktuale, sepse po filloi topi i borës të rrokulliset, orteku rritet vetë me borën e kudondodhur rreth e rrotull…

Përndryshe, thjesht do të presim se ç’do të bëjë Meta pas zgjedhjeve – nëse do ta bëjë qeverinë me Ramën apo me Bashën. Respublica.al

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?