Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 15:57 Protestuesit para Kryeministrisë, u vënë flakën karrigeve të “dialogut” Pas qëndrimit për disa minuta para Ministrisë së Arsimit, protestuesit janë zhvendosur drejt Kryeministrisë. Gjatë tubimit para ministrisë u regjistrua edhe hedhje gurësh në…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkuli
  • Meta dhe Veliaj
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Kursi i këmbimit
  • Zjarri në Kishë
  • Berisha dhe PD
  • Obama kundër Trumpit
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkuli
  • Meta dhe Veliaj
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Kursi i këmbimit
  • Zjarri në Kishë
  • Berisha dhe PD
  • Obama kundër Trumpit
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

1 Korrik – Dita kundër racizmit ndaj myslimanëve

Forum E diel, 15 Gusht 2021 23:45
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Me një ditë të veçantë një aleancë kundër islamofobisë në Gjermani kërkon të ngrejë zërin kundër racizmit ndaj myslimanëve. Imazhi i islamit nuk është pozitiv, për organizatorët faj ka edhe politika. Kanë kaluar 9 vjet që farmacistja Marva El-Sherbini nga Drezdeni u vra me 18 thika nga ekstremisti i djathtë, Alexander Wien. Vendngjarja një sallë gjykate në Gjykatën e Landit të Saksonisë. El-Sherbini ishte shtatzënë, edhe fëmija ndërroi jetë. Nina Mühe, përgjegjëse e projektit, „CLAIM” një aleance të re kundër armiqësisë ndaj islamit dhe myslimanëve e kujton mirë tmerrin e asaj dite. „Ajo ditë ka qenë „një ditë kthese.” Në të gjithë Europën, sipas Mühe u bë e qartë se „çfarë formash të tmerrshme mund të marrë armiqësia ndaj islamit.”

Në përkujtim të kësaj dite, CLAIM organizon më 1 Korrik „Ditën kundër racizmit ndaj myslimanëve”. Që në vitin 2015 organizohet një ditë e tillë, e mbështetur nga Ministria Federale e Familjes dhe fondacioni Mercator. Një ditë më e nevojshme se kurrë. Se sa negativ është imazhi i islamit, këtë e provoi një studim i fondacionit Bertelsmann nga viti 2015 dhe një studim i fondacionit Heinrich-Böll nga viti 2016. Gati gjysma e popullsisë gjermane ndjehet „e kërcënuar” nga islami ose „shumë e kërcënuar”.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Kush do e propozojë emrin e kryeministrit të “qeverisë teknike” dhe ministrat e tij?

Kush do e propozojë emrin e kryeministrit të “qeverisë teknike” dhe ministrat e tij?

Para 1 ore
Edi Rama/ Portreti politik i ish-frymëzuesit të studentëve në luftë me fëmijët e ish-studentëve të tij

Edi Rama/ Portreti politik i ish-frymëzuesit të studentëve në luftë me fëmijët e ish-st...

Para 3 orësh
Radio shtetërore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?

Radio shtetërore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?

24 Tetor 2026, 09:28

Deutschland Projekt Tag gegen Antimuslimischen Rassismus (CLAIM/Pixelhelper.org )Armiqësia ndaj islamit dhe racizmi vrasin!

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Sulmet e myslimanëve ndaj hebrenjve

Në muajt e fundit paragjykimet u shtuan pas sulmeve të të rinjve myslimanë ndaj hebrenjve në Gjermani. Në fund të Marsit u bë e ditur, se në një shkollë fillore në Berlin një vajzë hebreje për muaj me radhë ishte ngacmuar nga nxënësit e tjerë myslimanë. Ndërsa në Prill goditja e një siriani mysliman ndaj një izraeliti të veshur me kipan karakteristike shkaktoi valë reagimesh në të gjithë Gjermaninë. Sipas qendrës kundër diskriminimit në Berlin u regjistruan vetëm në vitin 2017, 12 raste me sfond antisemitist.

Nuk ka statistika zyrtare për përkatësinë fetare të autorëve. Megjithatë Jozef Schuster, presidenti Këshillit Qendror të Hebrenjve në Gjermani thotë për Deutsche Wellen, s një lloj përgjegjësie e kanë edhe shoqatat myslimane dhe komunitetet e xhamive. „Asnjë fëmijë apo i ri nuk lind antisemitist. Këta të rinj e fëmijë duhet t’i marrin këto teza nga diku.” Zakonisht është familja, por ka raste edhe xhamitë, ku disa imamë predikojnë përmbajtje të caktuara antisemitiste. „Këta imamë me sa duket nuk e kanë kuptuar, se çarë shohim ne si konsesus shoqëror dhe çfarë vlerash shoqërore kemi ne, ose nuk duan t’i kuptojnë ato qëllimisht.”

Deutschland Projekt Tag gegen Antimuslimischen Rassismus (CLAIM/Pixelhelper.org)

Debat politik për islamin

Por edhe myslimanët vetë janë viktima të dhunës siç bëjnë të ditur statistikat. Në vitin 2017 janë regjistruar 1075 sulme ndaj myslimanëve dhe institucioneve të islamit në Gjermani si vepër penale më vete. Shifrat jo zyrtare janë më të larta sipas ekspertëve. Për Nina Mühen përgjegjësia për qëndrimin refuzues ndaj islamit ka të bëjë edhe me politikën. „Ka gjithmonë politikane e politikanë, jo vetëm të AfD-së, që këtë temë e vendosin në rend të dotës, ku myslimanët ose vendosen në një kontekst negativ ose politikanët nganjeherë janë vërtet nxitës.” Njerëzit që nuk i njohin myslimanët personalisht, ndikohen, thotë Mühe.

Në Mars ministri i Punëve të Brendshme, Horst Seehofer u shpreh, se myslimanët që jetojnë këtu i përkasin këtij vendi, por islami „nuk i përket” Gjermanisë. Angela Merkel e hodhi poshtë këtë pak më vonë. „Myslimanët janë pjesë e Gjermanisë, dhe po ashtu edhe feja e tyre i përket Gjermanisë, pra edhe islami.”

Nina Mühe dhe kolegët e saj me 1 Korrikun duan të dërgojnë një sinjal kundër racizmit. Por Nina Mühe kërkon që edhe myslimanët të jenë aktivë. Myslimanët duhet të „angazhohen më shumë në shoqëri, të bëhen më prezentë, të krijojnë më shumë normalitet, e kështu ndoshta në mënyrë pozitive të ndryshojnë shoqërinë tonë.”/dw/

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Protestuesit para Kryeministrisë, u vënë flakën karrigeve të “dialogut”
Para 15 minutash

Protestuesit para Kryeministrisë, u vënë flakën karrigeve të “dialogut”

Rama për protestat: “Ju jeni errësira”, shqiptarët s’do t’ua falin dhunën
Para 49 minutash

Rama për protestat: “Ju jeni errësira”, shqiptarët s’do t’ua falin dhunën

Kush do e propozojë emrin e kryeministrit të “qeverisë teknike” dhe ministrat e tij?
Para 1 ore

Kush do e propozojë emrin e kryeministrit të “qeverisë teknike” dhe ministrat e tij?

Nis grumbullimi i studentëve para Ministrisë së Arsimit
Para 1 ore

Nis grumbullimi i studentëve para Ministrisë së Arsimit

Më të lexuarat

1 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 19 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

2 “Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve
Para 22 orësh

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

3 Horoskopi për ditën e diel, 25 tetor 2026
Para 8 orësh

Horoskopi për ditën e diel, 25 tetor 2026

4 MIA përgënjeshtron angazhimin e Forcave të Armatosura me uniformat e Policisë së Shtetit
Para 19 orësh

MIA përgënjeshtron angazhimin e Forcave të Armatosura me uniformat e Policisë së Shtetit

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.