1 Prilli do të ishte data perfekte

Nga Astrit Patozi

1 PRILLI DO TË ISHTE DATA PERFEKTE

Nuk ishte nevoja fare për gjithë këto takime pompoze sot në Presidencë për një çështje praktikisht pa kundërshtarë.
Ishte evituar, me atë rast, edhe tallja e Ramës, i cili gjoja nuk donte vetëm ditën e Pashkëve për zgjedhje, por ishte i hapur për çdo datë tjetër.
Edhe teatri i zhvlerësuar i Lulit, sikur mezi po priste te niste fushata, si shenja e mjaftueshme se fitoren e ka të sigurt.
Por ndoshta edhe sforcimi i Monës, të cilën e kishte detyruar kryesia e partisë t’i shkonte të shoqit për herë të parë në zyrë, kundër dëshirës së vet.
Mos pyet pastaj për gazetarët e shkretë, që kanë pritur me orë të tëra në zheg të vapës për të marrë vesh se çfarë u tha brenda, a thua se kishte ndonjë rëndësi.
1 prilli do të kishte qenë data perfekte për të gjithë.
Edhe si simbolikë, për atë që kanë bërë në kaq shumë vite për Shqipërinë, por edhe si nostalgji për marrëveshjen e famshme të ngjalave.
Është nje datë historike dhe konsensuale, sepse i zgjon kujtime të pashlyeshme qeverisë, opozitës dhe presidentit njëkohësisht.

SHKARKO APP