1 Qershori i vjedhur

 

Nga Manjola Zeka

Çfarë është në fakt 1 qershori? Po flas për 1 qershorin shqiptar, sigurisht. Me duket se është thjeshtë një date, pa asnjë simbolike brenda. Ashtu si 8 marsi. Ashtu si nje 1 maji. Sepse qe te urojme femijet “gezuar”, duhet te linim dicka “trashegimi” per ta. Cfare po u leme ne fakt? Para? Dyqane? Beton? Kulla ngujimi? Eksport truri? A mund te beje ndokush nje llogari se sa qendra e dyqane jane ndertuar ne gjithe Shqiperine, e sa ambiente zhvillimi e argetimi per femijet? Nuk po flas per parqe, kopshte botanike e zoologjike, a lagje dashamirese ndaj tyre pa levizje makinash; keto jane utopi per vendin tone dhe sa me shume dite kalojne, aq me shume largohen dhe si enderr. Femijet i kemi mbyllur ne qendra lojerash, i kemi mberthyer pas celulareve, i heshtim me teknologji. I kemi vetmuar. I kemi ndare. I kemi burgosur. Nuk shoh asnje iniciative serioze, duke nisur qe nga protesta, per mbrojtjen e te drejtave te tyre. Sepse ata nuk mund te mbrohen vete. Nuk mund te protestojne vete. Nuk mund te kuptojne vete. Por jo se nuk do te kuptojne nje dite. Dhe ndoshta dikush prej tyre do te kthehet e do te pyese: Po ti, cfare bere per mua, pervecse me dhe ushqim e celular? Pse shetisje perdite me qenin dhe jo me mua? Cfare bere ti kur parqet, fushat e gjelberimin e kthyen ne pallate. Cfare bete ju kur ne detyroheshim te punonim per te mbledhur krom? Cfare bete ju per te na nxjerre nga kullat e ngujimit e te na shpetonit nga frika e hasmit? Perse vetem na perdoret duke nxjerre lotet tane ne kamera teksa shtrengoheshim pas prehrit te nenes qe s’kishte me c’na ushqente? Perse na late te viheshim ne sherbim te njerezve pa skrupuj e pa shpirt, ne nuk kuptonim? Perse maskonit fytyrat tuaja, me fytyrat tona? Perse u rritem me krisma e flake ne nje vend qe ka 75 vjet pa lufte? Pse nuk shkuat te thyenit e te godisnit dyqanet e atyre qe shiten ushqime te demshme?
E sigurisht plot pyetje, qe s’do marrin pergjigje, por vetem ulje kokash…
Femijet genjehen lehte, e vertete. Po valle a nuk genjejme ne fakt veten tone, duke genjyer ata, me dhurata, me rroba e me “placka”. Mendoj qe femijet kane nevoje urgjente per te ardhme. Ne mendojme vetem per diten e neserme. Ne kete masaker kunder femijeve, secili ka pjesen e tij, absolutisht secili. Ku me grame e ku me ton, secili mbart kryqin e tij. Ne ua kemi vrare enderrat femijeve tane. E dini kush ishte enderra me e madhe e nje femije te zgjuar si Xheisoni, ushqyer ndoshta edhe nga “spektakli”: nje shtepi. Enderr qe iu plotesua. Po tani? Po a nuk do ishte nje mrekulli qe Xheisonit t’i sigurohej arsimimi, kulturimi, e me tutje, ti hapej para syve jo nje, po disa horizonte, ku ai vertete te enderronte jo nje shtepi, por nje te ardhme… M’u duk sikur nuk u plotesua enderra e atij femije, por e te tjereve. Dhe kjo eshte ajo qe bejme perdite. Nuk plotesojme deshirat dhe enderrat e femijeve. Plotesojme deshirat dhe enderrat tona, duke u shtire se po plotesojme te tyret. Apo me keq akoma, duke i shfrytezuar ata. Eh sa shoqata krijohen per mbrojtjen e femijeve kur ka fonde. Por kur kane vertete nevoje, femijet perfundojne gjithmone ne jetimore…
Ne ua kemi vjedhur 1 qershorin femijeve. A nuk do te jete dhe ky 1 qershor i tille, i vjedhur? Ne do te flasim per femijet, por ne fakt do te reklamojme veten. Do gjejme fjale e dhurata te bukura per ta, por ne qender do te jemi vete. Ata do te jene figurat, por skena eshte e jona…Gjithsesi, duke shpresuar fort se do të bëni ndryshe nga ne, kalamaja, gezuar diten tuaj!

SHKARKO APP