Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 15 Nëntor 2026, 16:03 Tri anije tregtare goditen nga dronë pranë brigjeve rumune të Detit të Zi, konfirmojnë autoritetet Tre anije tregtare u goditën nga dronë mbrëmjen e së shtunës pranë kanalit Sulina në Detin e Zi, njoftuan autoritetet rumune. Ministri i Mbrojtjes…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Asambleja e PS
  • Berisha
  • Aksidentet
  • Pirro Dhima
  • Ukraina
  • Gaza
  • Horoskopi
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Asambleja e PS
  • Berisha
  • Aksidentet
  • Pirro Dhima
  • Ukraina
  • Gaza
  • Horoskopi
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

10 pikante dhe opinione për fitoren e Anglisë ndaj Meksikës

Botërori 2026 E hënë, 6 Korrik 2026 10:00
10 pikante dhe opinione për fitoren e Anglisë ndaj Meksikës
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga ROLAND QAFOKU
Ia vlejti të çoheshe nga gjumi në orën 02.00 të natës. Të prisje edhe një orë shtyrje për shkak të reshjeve të shiut. Të shikoje 113 minuta plot rivalitet, spektakël, 5 gola, 2 penallti, 6 kartonë të verdhë dhe 1 i kuq, por edhe një shtesë në fund plot ankth dhe tension prej 13 minutash. Ndeshja Meksikë-Angli 2-3, është pa më të voglin dyshim më spektakolarja e këtij Botërori. Unë kam zgjedhur 10 pikante dhe mendime për këtë ndeshje që e çoi Anglinë në çerekfinale.

1. Ndeshja Meksikë-Angli, 2-3, padyshim që është ndeshja më e bukur, më rivalizuese, më e fortë dhe nga ato me më shumë gola dhe episode gjatë këtij Botërori. Në fushë luajtën për të dy ekipet gjithsej 31 futbollistë duke përfshirë 4 ndërrimet e Anglisë dhe 5 të Meksikës.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

2. Anglia arriti të fitojë edhe të kualifikohet ndoshta përmes një prej lojërave më efikase dhe më me karakter që ka realizuar deri tani. I shënoi 3 gola skuadrës që nuk kishte pësuar asnjë gol deri përpara kësaj ndeshje. Me këtë ndeshje kjo skuadër konfirmoi se ka disa futbollistë të klasit të lartë si: Jordan Pickford, Declan Rice, Jude Bellingham, Anthony Gordon, Harry Kane.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

3. Anglia kishte disa disavantazhe në këtë ndeshje: stadiumi “Azteca” ku luhej ndeshja ishte në lartësinë 2241 metra mbi nivelin e detit; Meksika luante në shtëpinë e saj; Tifozeria vendase ishte e çmendur dhe të mendosh se luhej në një nga stadiumet më të mëdha në botë me kapacitet 87.523 tifozë. Për të mos shtuar bezdisjen që tifozët u bënë futbollistëve anglezë gjatë natës përpara ndeshjes duke hedhur fishekzjarrje drejt dhomave të tyre.

Mund t'ju interesojë

Kronikë nga asambleja e “shpirtrave të vdekur”!

Kronikë nga asambleja e “shpirtrave të vdekur”!

Para 2 orësh
Fakte pse “protesta” do të krijojë dhjetë parti të reja dhe rivale kundër njëra-tjetrës?

Fakte pse “protesta” do të krijojë dhjetë parti të reja dhe rivale kundër njëra-tjetrës?

Para 3 orësh
Kush ka përjashtuar me shumë nga partia, Berisha apo Rama?

Kush ka përjashtuar me shumë nga partia, Berisha apo Rama?

Para 4 orësh

4. Për gati gjatë gjithë pjesës së dytë Anglia luajti me 10 lojtarë. Kjo ia vështirësoi edhe më shumë ndeshjen, por futbollistët e saj ia arritën tia dalin. Mbrojtësi Jarell Quansah doli me karton të kuq pas një ndërhyrje të cilësuar të ashpër ndaj një lojtari meksikan.

5. Lojtari më i mirë në fushë padyshim ishte anglezi Jude Bellingham. Vetëm 23 vjeç, playmaker-i i Realit të Madridit, jo vetëm kishte meritën që shënoi dy gola, por ai u shndërrua në trurin e ekipit dhe ishte vendimtar në disa momente kyçe duke lënë në hije edhe yllin e skuadrës Harry Kane.

6. Në këtë ndeshje u dhanë 7 kartonë. 6 prej tyre ishin të verdhë dhe një i kuq. Kjo tregon për ashpërsinë e ndeshjes. Viktimë e kartonëve në fakt ishte Anglia që mori 5 kartonë kundrejt 2 të Meksikës, ndonëse Meksika bëri një lojë shumë të ashpër.

7. Befasia e këtij takimi ishte arbitri Alireza Faghani nga Irani. Ai ka menaxhuar në mënyrën më të mirë ndoshta ndeshjen më të vështirë të këtij Botërori. Tepër autoritar, tejet komunikues me VAR, ai ishte deciziv në ecurinë e lojës me ndërhyrjet që bëri. Ndonëse për disa episode anglezët nuk mbetën të kënaqur, ndërsa trajneri Thomas Tuchel tha: Ky arbitër nuk është i mjaftueshëm për mirë.

8. Nuk kishte ndodhur kurrë më parë që shtesa në fund të takimit të shkonte deri në 13 minuta, gati e barabartë sa koha e pjesës së parë të një shtese kur ndeshja përfundon barazim. Gjyqtari i katërt dha 11 minuta, por në fakt u luajtën 13 minuta.

9. Për herë të parë ndodh në një ndeshje që Harry Kane të kërkonte zëvendësim sepse ishte i lodhur. Dukej qartë se kishte harxhuar më shumë energji se në çdo ndeshje tjetër. Ai arriti të shënojë në këtë ndeshje 1 gol, por edhe të shkaktojë edhe një penallti.

10. Nuk mund të shkruajmë shumë fjalë të mira për Anglinë se duket si një ters drejt fitimit të trofeut. Le ta marrim si një fitore normale dhe kaq. Pret Norvegjinë që do jetë një tjetër ndeshje ferri. Forca Anglia!

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Tri anije tregtare goditen nga dronë pranë brigjeve rumune të Detit të Zi, konfirmojnë autoritetet
Para 48 minutash

Tri anije tregtare goditen nga dronë pranë brigjeve rumune të Detit të Zi, konfirmojnë autoritetet

Libri i ri i Joe Biden: besim i kufizuar te Netanyahu dhe mbrojtje e tërheqjes nga Afganistani
Para 1 ore

Libri i ri i Joe Biden: besim i kufizuar te Netanyahu dhe mbrojtje e tërheqjes nga Afganistani

Mbërritjet në Ishujt Kanarie shënojnë rekord: 1,488 emigrantë në El Hierro në një ditë
Para 1 ore

Mbërritjet në Ishujt Kanarie shënojnë rekord: 1,488 emigrantë në El Hierro në një ditë

Defekti paralizoi fluturimet në SHBA, autoritetet paralajmërojnë: Mund të ndodhë sërish
Para 1 ore

Defekti paralizoi fluturimet në SHBA, autoritetet paralajmërojnë: Mund të ndodhë sërish

Më të lexuarat

1 Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit
Para 20 orësh

Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit

2 SHBA: Tërheqje nga Donbasi në këmbim të anëtarësimit në NATO
Para 23 orësh

SHBA: Tërheqje nga Donbasi në këmbim të anëtarësimit në NATO

3 Rama: “Më latë vetëm, menduat se mbarova. U zhdukët sepse menduat: iku ky…”!
Para 10 orësh

Rama: “Më latë vetëm, menduat se mbarova. U zhdukët sepse menduat: iku ky…”!

4 Erion Braçe: Po çfarë ministri bujqësie mora, more mashtrues, edhe në PS!
Para 10 orësh

Erion Braçe: Po çfarë ministri bujqësie mora, more mashtrues, edhe në PS!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.