21 janarin Rama ka frikë ta hetojë, ndaj e blen me çdo çmim…

Nga Basir Çollaku –

Pafajësia e te vrarëve dhe fajësia e autoreve, nuk i bën Dëshmorë të Atdheut viktimat e 21 janarit 2011. Deshmorë të Partise dikur ne monizem. quheshin dhe te Atdheut. Perdorja e shemtuar e fatkeqesise tragjike te viktimave eshte jo thjesht paligjshmeri. Ata protestues nuk sulmuan Atdheun as pala tjeter nuk mbrojti ate. Ajo karrike e pretenduar per tu marre e per te mos u dhene,  nuk eshte kufiri i Shqiperise. Jane sakatuar prona te atdheut pas viteve 90-te, duke perfshire dbe qokat detare pro grekeve te Rames, me 13 mije km katror dhe nuk po gjejme gjekundi perveç se ne fb ndonje deshmor nevrik.

Shpallni deshmor meqe pena ka ende boje dhe

Klodian Rashen

Ardit Gjoklajn

sepse tregojne me teper çfare i ka ndodhur atdheut nga vetvetja..

21 janarin sot kishte dhe nje komedi policore teksa  policia me zell “urdheronte” prokurorine çfare veprimesh duheshin bere, ndaj duhej rihapur dosja. Perkufizimet teorike nuk janë fakte. Nese zelli policor duke kishte mundesuar prova te reja, Prokuroria rikthen hetimet e rihap procesin. Është e njejta polici e cila nuk i jep dosjen njerit prej familjes se viktimave per te vijuar procesin ankimor. Kjo policia me vullnet me turne, ne kete rast me porosi partie. Ajo nuk do ti hape rruge drejtësisë. Sepse ne kete rruge, ka nga ata shefa politike te cilet policia nuk i ka prekur asnjehere..

21 janarin si dosje, Rama ka frike ta hetoje, sepse e di me detaje çfare ka ndodhur. Prandaj kerkon te bleje çdo përpjekje ndryshe. Këtë here luan me fatin e keq te familjeve. Por aty ne dosje, jane aktore dhe faktore pro dhe kunder, vendas e te huaj, te cilet kane lene diku nje gjurme. Hetimi i plote do te ishte një drejtesi e domosdoshme.

Aty jane per tu hetuar dhe ata zyrtare veprues e mosveprues. Jane palë..

SHKARKO APP