25 prill është datë çlirimi dhe jo zgjedhjesh!

Nga Alban Daci –
Zgjedhjet cilësohen si të tilla në një vend ku demokracia funksionon dhe ku liritë e njeriut nuk mungojnë. Në një vend si ky yni, këto zgjedhje kanë një domethënie të madhe dhe meritojnë të kenë simbolikën e çlirimit!

Shqipëria sot është e pushtuar nga bota e krimit, që në lidhje të ngushtë me pushtetin kontrollojnë territorin, e përvetësojnë atë dhe e kanë kthyer në shërbimin e tyre të plotë. Në qytete të fortët kanë monopolin e ekonomisë, politikës, pushtetit dhe qytetarët e thjeshtë ngjajnë me hebrenjtë e mbyllur në geto.

Shqiptarëve të thjeshtë, të ndershëm që për fat të mirë përbëjnë shumicën, në këto vite janë ndjerë të braktisur, frikësuar dhe të frustruar. Me zgjedhjet e fundit për bashkitë të tipit komunist, demokratët e ndershëm dhe shqiptarët u ndjenë me të vërtetë të frikësuar. Shumica prej tyre filluan të mendonin se mbaroj kjo histori, hymë në diktaturë e tashmë ma duhet të jetojmë në këtë situatë duke bërë kujde. Mund të thuhet se thuajse kishte vdekur dhe shpresa se mund te jetonin me liri dhe me demokraci.

Ringritja e PD dhe rrugëtimi i Bashës nuk ka qenë i lehtë, sepse përballë sjelljes kaq agresive e abuzive të pushtetit. Gabimi më i madh i Bashës dhe i PD do të ishte sikur të sillej me të njëjtën monedhë me atë të pushtetit aktual. ADN e Bashës është e mbushur me liberalizëm e me demokraci e për pasojë edhe sjellja e tij prej lideri nuk mund të ishte ndryshe.

PD u ngrit bashkë me lidershipin e Bashës duke u kthyer në një alternativë konkrete për vendin. Për të kuptuar se si është situata e shqiptarëve në kohët e sotme mjafton të shikojmë se si pritet Basha në Kavajë, Lezhë dhe kudo ku shkon. Pritja e Bashës sot në Lezhë ishte pritje prej shpëtimtari dhe prej njeriut që bashkë me të vjen liria dhe mundësia për jetuar me dinjitet. Basha në Lezhë mu duk tamam siç priten ushtarët amerikan kur hynë në Romën e çliruar nga fashistët dhe nga nazistët.

Të jetuarin komod në Tiranën tonë, shumë intelektualë dhe politikanë i ka ndihmuar të shkëputen nga realiteti ku jetojnë shqiptarët. Shumë intelektualë për interesa personale, për stil lluksi janë bërë palë e së keqes së këtij pushteti dhe nëse fillon i tregon se si mund jeton një qytetar në Dibër, Lezhë, Kukës, Shkodër, Vlorë apo në Elbasan nuk të beson dhe me kureshtje të pyet nëse po fantazon!

Shqiptarët me zi po presin të vij 25 prilli dhe të çlirohen nga ky pushtet/regjim që ju ka pushtuar çdo sferë publike apo edhe private. Prandaj, data 25 prill nuk është ditë zgjedhjesh, por data e çlirimit nga pushtuesit e këtij pushteti!

SHKARKO APP