25 prilli, sfidë dhe përgjegjësi për gratë si forcë e ndryshimit

Nga Erisa Xhixho –
Me gjithë kufizimet e diktuara nga pandemia, asgjë nuk duhet të na pengojë për të ecur perpara drejt 25 prillit, me bindjen do te dalim fitimtarë së bashku.
Si grua, si nënë, si motër, si shoqe, e ndjej veten të privilegjuar të prezantoj nje pjese nga më prioritaret e programit qeverisës te LSI-së, ate që trajton politikat e barazise gjinor.
Grate dhe vajzat perbejne gjysmen e popullsise se globit, por vazhdojne te cilesohen sot si grup delikat i shoqerise.
Kjo per arsye te dhunes e diskriminimit me baze gjinore qe ato vuajne ne jeten e perditshme.
Ne kete kuader, realiteti ne Shqiperi është dëshpërues!
Ne e dime fort mire sa e veshtire eshte te jesh vajze apo grua ne vendin tone, e jetojme përditë, në jeten private dhe publike. Ne e dime fort mire se ne Shqiperi mbizoteron ende patriarkalizmi dhe se qeveria nuk ben asnje perpjekje te sinqerte per te permiresuar gjendjen e grave dhe të vajzave ne vend.
Ne dime fort mire se qeveria e ka kthyer barazine gjinore ne nje politike alibi, boshe, nje marke trendy per te permirsuar imazhin e saj, asgje me shume.
Qeveria nuk mendon per grate dhe vajzat shqiptare, e ka lenen ne mjerim kete pjese te popullsise. Përballë pandemisë së koronavirusit mangesite e qeverise jane alarmuese, grate dhe vajzat ne Shqiperi kane vuajtur pasoja disporpocionale nga pandemia, ato vuajne pasojat më të rënda ekonomike dhe psikologjike te krizes.
Shifrat bërtasin para çdo propagande, para çdo premtimi të harruar ,mase që nuk dha asnjë efekt:
• Vetëm 1/4 e bizneseve në Shqipëri drejtohen nga gratë.
• Gratë vazhdojnë të mbajnë peshën kryesore të punëve të përditshme, për familjen e shtëpinë, mund që mbetet i papaguar, shumë herë edhe i pavlerësuar.
• Differenca ne page midis grave dhe burrave mbetet teper e madhe.
• Papunësia në radhët e grave është teper më e lartë se e burrave.
• Dhuna ndaj grave dhe vajzave është rritur. Mjerisht ne vecanti rastet e dhunës seksuale, numri i ketyre krimeve te ndjekura penalisht mbetet i ulet ,ndersa pesha e përgjegjësisë dhe turpit së këtyre tragjedive vazhdon të rendoje mbi viktimat, gratë.
Lufta kunder dhunës dhe diskriminimit ndaj grave dhe vajzave duhet të jetë në qendër të programit politik të forcave që do qeverisin në 4 vitet e ardhshme. Politikat per barazine gjinore jane në qendër të programit të LSI qe prej themelimit te saj, në veçanti fuqizimin ekonomik , social dhe politik i gruas.
Në këtë krizë të thellë, sot më shumë se kurdoherë programi ynë synon të ofrojë ndërhyrje konkrete, me impakt te dukshem e te ndjeshem, në arsimimin dhe punësimin e tyre. Me kete qellim, duam te punojme per 4 objektiva strategjike kryesore:
1. Përmirësim i kushteve të arsimit të grave dhe vajzave, mbi të gjitha garantim të aksesit të barabartë në edukim për gratë dhe vajzat që u përkasin shtresave më të defavorizuara të popullsisë.
2. Forcimin e politikave të punësimit me target kryesor gratë e papuna, gratë kryefamiljare dhe profesionistet e reja qe hyjne ne tregun e punes.
3. Zhvillimin e mëtejshëm të bizneseve ekzistuese të drejtuara nga gratë dhe vajzat, si dhe rritjen në numër të këtyre bizneseve.
4. Intensifikimin e luftës kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave, kryesisht dhunës në familje, në ambientin publik dhe në vendin e punës.
Ndërhyrjet tona si forcë politike në krah të grave,si dhe per te arritur keto objektiva paresore, konsistojnë në aksione dhe masa konkrete, nder te tjera:
1. Krijimi i një programi për të orientuar dhe nxitur vajzat që të formohen profesionalisht në funksion të nevojave të tregut, duke u hapur mundesi konkrete atyre dhe për pasojë uljet ndjeshm te papunësisë.
2. Marrjen e masave mbështetëse dhe inkurajuese për rritjen e numrit te vajzave të arsimuara në degët dhe profilet që konsiderohen tradicionalisht pronë e burrave.
3. Sytë tanë janë tek ato që dalin nga bankat e shkollës, ndaj do të subvencionojmë stazhet në biznese për të ndihmuar gjetjen e punës së parë për vajzat që mbarojnë shkollën dhe paralelisht, do te përforcojme edhe stazhet në administraten publike.
4. Synojmë krijimin e një platforme online për të grumbulluar, promovuar dhe per te vënë në kontakt gratë sipërmarrëse dhe bizneset e tyre.
5. Dedikimin e fondeve të veçanta për nxitjen e start-up-eve nga vajzat dhe gratë nepermjet mundesimit te linjave të veçanta të kreditimit me norma interesi të ulëta për keto biznese te reja.
6. Mbështetjen për punësim te grave të grup-moshës mbi 50- vjeç dhe nënave të vetme, që vuajnë diskriminim të veçantë në tregun e punës, nepermjet subvencionimin te pagesave të sigurimeve shoqërore për këtë grup-moshë te punesuar në sektorin privat.
7. Ashpërsimin e kuadrit ligjor për dhunë dhe diskriminimin me bazë gjinore.
8. Konceptimi i projekteve per sensibilizimin e dhunes ndaj grave dhe per perpilimin e statistikave te nevojshem per te matur pasojat e diskriminimit tek grate dhe vajzat. Do të shfrytëzojmë të gjitha mundësitë, që nga krijimi i aplikacioneve numerike për denoncimin e dhunës, përfshirjen në platforma edukimi gjinor të punonjesve te administratës, perforcimin e bashkepunimit me shoqërinë civile, si dhe ndjekjen me rrigorozitet te rasteve te denoncimeve.
Ne do te sjellim një qasje te re, me trasparente dhe te pergjegjshme, duke vendosur indikatorë për të ndjekur realizimin e programit dhe efektet konkrete të tij ne jeten e popullsise. Do te vendosim tregues, te cilet do te jene specific, te matshem, te arritshem, te pershtatshem dhe te percaktuar me afate kohore. Ne kete menyre do te ndjekim realizimin e programit, jo te premtojme pa realizuar asgjë, siç deri më sot kemi parë të bëjnë ata që po qeverisin.
Shqiperise i duhet të bëje zgjedhjen e duhur më 25 prill, për të sjellë ndryshimin që të gjithë e presin, për të rrëzuar qeverinë që punoi për vete, rrënoi popullin dhe shkatërroi vendin, për të ngritur shtëpinë tonë, këtu, në Shqipërinë tonë.

SHKARKO APP