3 Maj – Dita Ndërkombëtare e Lirisë së Shtypit

Në Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, (3 Maj) politikanë dhe aktivistë nga e gjithë bota e shohin si mjaft të rrezikuar këtë vlerë në botën e sotme. Mediat kritike demonizohen në shumë vende të botës

Në Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, Kombet e Bashkuara kritikojnë “demonizimin” e mediave kritike në shumë vende të botës. “Shumë krerë qeverish e shohin gazetarinë si armik, reporterët si mashtrues, përdoruesit e Twitterit si terroristë dhe blogerët si blasfemues të zotit”, është shprehur i ngarkuari i posaçëm i OKB-së për lirinë e shtypit, David Kaye.

Pa liri shtypi nuk ka demokraci

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërsa presidenti i Parlamentit Europian, Antonio Tajani theksoi në Bruksel se “demokracia e vërtetë nuk mund të ekzistojë pa lirinë e medias.” ai shton se “si gazetar që kam qenë, e di se sa e rëndësishme të punosh në mënyrë të pavarur.” Sipas tij gazetarët frikësohen jo vetëm në regjimet autoritare, por edhe në vende që “normalisht shihen si vende demokratike.”

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërsa e ngarkuara e qeverisë gjermane për të Drejtat e Njeriut, Bärbel Kofler e cilësoi lirinë e shtypit si “kusht të pazëvendësueshëm” për zhvillimin e të drejtave të njeriut”. “Nëse nuk lejohesh të raportosh për shkeljen e të drejtave të njeriut, si do informohesh për to?”

Straßburg EU-Parlament Parlamentspräsident Tajani (Getty Images/AFP/P. Hertzog)Antonio Tajani

Amnesty International kërkoi lirimin e gazetarëve të arrestuar në Turqi. Në asnjë vend të botës nuk ndodhen të burgosur kaq shumë gazetarë, sa në Turqi, theksoi Sekretari i Përgjithshëm i AI për Gjermaninë, Markus N. Beeko.

Shoqata e Gazetarëve Gjermanë (DJV) shikon populizmin si “armikun modern të lirisë së shtypit”. “Nëse gjithnjë e më shumë gazetarë përdorin gjuhën e populizmit, atëherë duhet që tek gazetarët të bien të gjitha këmbanat e alarmit”, u shpreh kreu i DJV-s, Frank Überall.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?