30 sekonda goditje dhe shpërthen Lufta e Tretë Botërore

 

 

Mediat britanike po shkruajne perdite mbi rrezikun e nje perplasje te madhe mbi Siri. Bota është vetëm 30 sekonda larg Luftës së Tretë Botërore. Ky është paralajmërimi dhe alarmi i lëshuar nga gazeta britanike Mirror. Sipas saj, hapësira ajrore siriane po bëhet gjithmonë e më e ngjeshur.

Komandantët ushtarakë druhen nga një përplasje mes avionësh, helikopterësh, dronësh, raketash dhe artilerie, gjë që do të kishte pasoja globale.Një ekspert ushtarak tha se të jesh racional në këtë hapësirë ajrore komplekse, nuk është e mundur më. “Është sikur të zgjidhësh një kub Rubiku që lëviz me shpejtësinë Mach 1.5”.

Për të ilustruar këtë, ja ku vjen një video e publikuar nga Ministria e Mbrojtjes e Rusisë. Ajo është realizuar nga kabina e një piloti luftarak rus dhe tregon se sa pranë tij është një dron amerikan ‘Reaper’.

Video vjen një ditë pasi SHBA dhe Rusia nënshkruan një protokoll për aktivitetin ajror mbi Siri. Uashingtoni ka mohuar zërat se kjo marrëveshje është një traktat bashkëpunimi. Sipas SHBA, bëhet fjalë vetëm për sigurinë e pilotëve. Mjafton nje perplasje apo qellim i avioneve amerikane e ruse dhe plas lufta ne nje qiell ku me shume ka avione se sa re, keto dite.

SHKARKO APP