67 milionë francezë në izolim dhe një paralele mes Shqipërisë dhe Francës

Ndërkohë që  Franca ka akorduar miliarda euro për përballimin e situatës së vështirë dhe situata politike pozitë-opozitë sa vjen dhe ndizet çdo ditë, Kryeministri shqiptar, Edi Rama dhe Qeveria e tij nuk kanë paraqitur deri më tani ndonjë plan konkret ekonomik dhe financiar për të dalë nga kriza..

Nga Parisi Mentor HOXHA

Mentor Hoxha

Mentor Hoxha

 …Pas një qëndrese disa javore ndaj virusit vdekjeprurës që ka pushtuar dhe tmerruar mbarë botën, më në fund Franca dorëzohet. Pasi mbylli ditën e hënë shkollat e të gjitha niveleve me një afat ta pacaktuar, dje në mesditë mbylli edhe të gjitha bizneset private dhe institucionet publike, si dhe kufizoi me dekret presidencial lëvizjen e njerëzve në rrugë pa arësye emergjente. Dekreti, që hyri në fuqi dje në ora 2 pasdite, përjashton nga mbyllja farmacitë, furrat e bukës, dyqanet dhe marketet me produkte bazë, si dhe qendrat që lidhen me nevojat emergjente të popullatës. Të gjitha bizneset e mbyllura dhe punonjësit e këtyre bizneseve do financohen nga shteti, i cili ka akorduar një fond prej 300 miliardë eurosh për rimëkëmbjen e ekonomisë franceze. Në zbatim të  nenit 1 të dekretit presidencial të 16 marsit 2020 që rregullon udhëtimin në kuadër të luftës kundër përhapjes së virusit  Covid-19, ndalohet dalja nga shtëpia dhe udhëtimi pa ndonjë arësye madhore. Për të na njohur me dekretin e Macron, Qeveria franceze na ka dërguar dje në ora 14:45 edhe mesazh në telefonin celular, ku shkruan: “Në kuadër të virusit të fshehtë Covid 19, Presidenti i Republikës ka shpallur rregulla të rrepta që duhet t’i respektoni për të luftuar përhapjen e virusit dhe për të shpëtuar jetë. Daljet janë të autorizuara me çertifikatë dhe vetëm për punët tuaja mbi komunikimin, shëndetin, ose blerjet tuaja thelbësore. Të gjitha informacionet i gjeni në www.gouvernement.fr.

Pra, nga pasditja e dates 17 mars 2020, çdo person që do të dalë në rrugë duhet të ketë me vete një certifikatë të firmosur prej tij ku të jenë shënuar emri, mbiemri, datëlindja, adresa e banimit dhe arsyeja e daljes nga shtëpia. Ky vërtetim i përgatitur nga Qeveria franceze përmban pesë pika me arësyet se kur mund të dilet nga banesa, që  janë;

  1. Udhëtime për të ushtruar veprimtari profesionale kur ato janë thelbësore dhe që nuk mund të organizohen në formën e detyrave të telekomunikacionit, ose udhëtime profesionale që nuk mund të shtyhen.
  2. Udhëtime për të bërë blerje thelbësore në institucionet e autorizuara.
  3. Udhëtime për arësye shëndetësore.
  4. Udhëtime për për ndihma ndaj personave në nevojë, ose kujdesit për fëmijët.
  5. Udhëtime të shkurtra afër shtëpisë të lidhura me aktivitetin fizik individual, duke përjashtuar praktikën sportive kolektive dhe nevojat e kafshëve shtëpiake.

 

Mbi 100 mijë policë për zbatimin e dekretit presidencial

 Zbatimi i rregullave të lartpërmendura është i detyrueshëm për të gjithë. Nëse shkel masat e marra dënohesh me 38 euro herën e parë, herën e dytë me burg. Mbi 1000 mijë policë kanë dalë në rrugë për të zbatuar urdhrat e Presidentit francez për kufizimin e lëvizjes së njerëzve dhe zbatimin e dekretit presidencial. Në fjalimin që mbajti para popullit të hënën në mbrëmje, Presidenti Makron foli për një situatë lufte. “-Ne jemi në luftë. Ne po luftojmë kundër një ushtrie, por armiku është këtu, është i  padukshëm dhe i paprekshëm dhe po avancon”.  Thirrje për të qëndruar në shtëpi ka bërë edhe Ministri i Brendshëm, Christophe Castaner. Këto masa merren nga rritja e madhe e të infektuarve dhe të vdekurve në 24 orët e fundit në Francë. Në një konferencë me gazetarët në Ministrinë e Shëndetit Publik, që mbajti mbrëmë në ora 19:30, Drejtori Përgjithshëm i Shëndetit në Francë, Jerome Salomon deklaroi se deri dje në mbrëmje rezultonin 7730 persona të konfirmuar me Covid -19, 1097 brenda 24 orëve të fundit, 699 në reminacion. Të vdekur 175 vetë, 27 dy ditët e fundit, 7 përqind e tyre mbi 65 vjeç. Krahas këtyre masave ekstreme, por shumë të domosdoshme, Presidenti dhe Qeveria franceze janë vënë në ballë të sulmit për parandalimin e kësaj epidemie vrastare. Është shtuar personeli mjekësor nëpër spitale, komunikimi me njerëzit dhe përpjekja maksimale për ndërgjegjësimin e njerëzve dhe për zbulimin sa më shpejtë të vaksinës anti Covid-19.

Francezët i përgjigjen presidentit, mbyllen në shtëpi

Masat drastike të nisura dje kanë ndryshuar krejt panoramën në Francë. Nga pasditja e djeshme dhe në ditën e sotme shihen më pak njerëz në rrugë dhe në transportin publik, ndërkohë xhandarmëria vazhdon monitorimin dhe kontrollet në terren për zbatimin e masave të marra. Fancezët që deri parmbrëmë mbushnin plot baret, restorantet, rrugët, parqet dhe sheshet janë mbyllur shtëpi nga një armik i padukshëm me shpresë se dita kur do fillojnë jetën normale dhe të zhurmshme nuk do të jetë shumë larg.  Shtimi i rasteve me virus dhe përdorimi i masve dragoniane të pa para ndonjëherë në Francë nuk ka krijuar panik të madh tek francezët. Pak njerëz lëvizin me maska në rrugë, ndërkohë transporti publik vazhdon normalisht. Në farmacitë, furrat e bukës apo markete është vendosur ruajtja e disatancës.

Korona virusi shkakton krizë ekonomike dhe politike në francë

Masat e marra, por të domosdoshme do ti kushtojnë Francës një humbje të madhe ekonomike dhe financiare, pasi për të përballuar situatën e rëndë, shteti francez ka akorduar 300 miliardë euro. Krahas krizës ekonomike, është ndezur keq edhe situata politike. Opozita akuzon Presidentin Makron për marrjen me vonesë të masave dhe  kërkon dorëheqjen e tij. Akuza ndaj Presidentit dhe Qeverisë franceze ka patur edhe për mospezullimin e zgjedhjeve lokale që u zhvilluan të dielën në Francë dhe për mospezullimin e ndeshjes së futbollit Paris SG-Borussia Dortmund që u zhvillua me 11 mars 2020, ku mendohen se janë infektuar disa persona.

 PARALELE MIDIS SHQIPËRISË DHE FRANCËS

Ndërkohë që  Franca ka akorduar miliarda euro për përballimin e situatës së vështirë dhe situata politike pozitë-opozitë sa vjen dhe ndizet çdo ditë, Kryeministri shqiptar, Edi Rama dhe Qeveria e tij nuk kanë paraqitur deri më tani ndonjë plan konkret ekonomik dhe financiar për të dalë nga kriza dhe për rimëkëmbjen e ekonomisë shqiptare të shkatërruar nga masat e marra, por të domosdoshme. Madje, ai është fshehur në shtëpinë e tij-bunker në Surel të Tiranës dhe i jep leksione popullit shqiptar se si mund të dilet nga situata, ndryshe nga Presidenti francez dhe liderë botërorë që deklaratat për popullin dhe takimet me gazetarët i bëjnë në zyra shtetërore.

SHKARKO APP