7 pikat e pazarit ”historik” që Berisha i kërkoi Ramës

Nga Kreshnik Spahiu

Pse Berisha sa herë ka halle, i lëpihet Edi Ramës? Marrëveshja Berisha-Rama s’është as e para dhe as e fundit. Në thelb Edi Rama është garanti kryesor i karrierës dhe bizneseve të familjes Berisha. Kush e njeh pokitikën, ka qënë i sigurtë se pazari Berisha-Rama nuk do vononte. Sa më shumë ulurinte Berisha për revolucion, aq më shumë kuptohej se kërkonte që të ishte pazarxhiu dhe jo dikush tjetër. Por marrveshja Berisha-Rama ka dy anë të medaljes.

1-Në medja nga partia trajtohet dhe po reklamohet si dialog institucionesh apo tryezë reformash.

2-Në të vërtet është pazar mes dy njerzve të cilët nga 2008 vazhdojnë poktin politik mes tyre. Militantët qorra, injorante, idiote, mediokër, tru-shpëlarë vazhdojnë besojnë tek “legjenda” e Berishës si njeri i besës, i moralshëm, i ndershëm, besnik, luftëtar.
Në të vërtet historia ka provuar të kundërtën, ai është më besë-preri, i pa moralshmi, tradhëtari, dinaku, frikacaku, pazarxhiu, mosmirnjohësi.

Nga ana tjetër Rama si xhongler i ofron pazar vetëm në periudha kur Berisha është në hall. Kështu e bindi Berishën kur ndodhi Gërdeci në 2008 duke u tërhequr nga protestat me qëlllim që të ndryshohej Kushtetuta në favor të socialistëve. Por le tu tregojmë lexuesve se cilat janë pikat e marrveshjes Rama-Berisha:

1-Berisha do tëriqet nga “Revolucioni” qesharak që premtoi dhe nga thyerja e karrigeve në Parlament.
2-Berisha do pranojë fitoren e mandatit 4 dhe 5 të Edi Ramës deri në vitin 2033.
3-Rama do i kthejë vulën e partisë dhe buxhetin e PD tek Berisha.
4-Rama do i garantojë Berishës pafajsi në gjykatë për dosjet penale që akuzohet Berisha.
5-Rama do garantojë Berishën që nuk do lejojë asnjë prokuror ta arrestojnë në burg në rast se ja kërkojnë amerikanët.
6-Berisha dhe Rama zotohen që nuk do lejojnë asnjë parti apo faktor të ri politik në 10 vitet e ardhshme që garon jashtë koalicionit PS-PD.
7-Berisha-Rama garantojnë njëri tjetrit që nuk pteken bizneset dhe familjet e tyre.

Me pak fjalë po përsëritet 17 Maji. Rama do e denigrojë Berishën, si një plak i rrjedhur që shet elektoratin apo kauzat vetëm për hallin e tij. Berishës i duhet vetëm paprekshmëria dhe jo pushteti. Berishës i duhet vetëm flamuri opozitar që tju thotë amerikanve: “Unë jam faktor politik”. Ai është shumë i lumtur që ka një kryeministër si Rama që i jep pazar sa herë që ka halle personale apo familjare. Rama është kryeministri i ëndrrave për Berishën. Me çdo çdo kryeministër tjetër ai nuk do çirrej nga tarraca luksoze por do ishte kyçur pas “7 penxhereve”.

SHKARKO APP