A do ta bëjë Brexit-i Britaninë më të shtrenjtë?

Dobësimi i paundit shtron për shumëkënd edhe pyetjen a do ta bëjë Brexit-i Britaninë më të lirë apo më të shtrenjtë?

A do të bëhet uiski skocez më i shtrenjtë?

Përkundrazi! Ekpertët besojnë se se paundi do të mbetet i dobët pas rënies së tij fillestare. Kjo do të thotë se prodhimet britanike jashtë vendit do të jenë më të lira të paktën një herë për një herë. Tani është një moment i mirë për t’u furnizuar me uski skocez, sheqerka angleze dhe reçel portokalli. Në perspektivë afatgjatë jo-ja e ndaj BE-së do të çojë sërish në tarifa dhe taksa të tjera për prodhimet britanike duke ngritur sërish çmimet për prodhimet “Made in the UK”.

Përveç uiskit Britania e Madhe eksporton në Gjermani autovetura dhe pjesë për makina. Por vlera e përgjithshme e këtyre mallrave është gjithësesi modeste. Sipas Zyrës federale për Statistikat vitin e kaluar importet gjermane nga Britania e Madhe kapnin një vlerë të përgjithshme prej 38,3 milionë dollarësh dhe në këtë mënyrë Britania e Madhe renditet në vendin e nëntë të shteteve më të rëndësishme prej nga importon Gjermania.

A do të bëhet Londra më e lirë?

Britania e Madhe nuk është patjetër e njohur si një destinacion për të kaluar pushime të lira. Por rënia e vlerës së paundit mund t’u ofrojë turistëve mundësinë për të sjellë me vete më tepër suvenire prej udhëtimit të tyre të ardhshëm në krahasim me atë të mëparshmin. Në rast se ju shkoni në Londër për të blerë dhurata për Krishtlindjet, ju do të mund të blini me euro ose dollarë më tepër se ishit në gjendje të blinit më parë.

Por thirrjet telefonike me celular mund të bëhen ndoshta më të shtrenjta për shkak se duke dalë nga BE-ja Britania e Madhe del edhe nga rregulli për heqjen e tarifave për shërbimin roaming brenda vendeve të BE-së, i cili hynë në fuqi në vitin 2017.

SHKARKO APP