A do të do të zhytet Toka në errësirë për 15 ditë?

 

 

Sipas një lajmi që po qarkullon në medie, pretendohet se NASA ka paralajmëruar që do të zhytet i gjithë planeti në errësirë këtë muaj për 15 ditë.Por një astronom ka hedhur poshtë këtë lajm, duke theksuar se kjo nuk është hera e parë që njerëzit kanë përhapur informacion të rremë për të njëjtën temë:

“Nuk është e vërtetë”, tha Dr Saleh Al Shidhani, kryetar i Shoqërisë Astronomike, ndërsa shpjegoi se çdo vit, shumë njerëz në mënyrë të gabuar ia atribuojnë thashethemet burimeve zyrtare, por nga NASA asgjë nuk është publikuar.

Artikulli pretendon se NASA ka njoftuar që Toka do të përjetojë 15 ditë errësirë totale mes 15 nëntorit dhe 29 nëntori të vitit 2015. Një lajm i ngjashëm bëri xhiron e botës në dhjetor të 2014-s.

SHKARKO APP