A do të gjejë kontrollorë aeroportesh në Bangladesh, ministrja Balluku?
Nga Dritan Kaba –
Pasi kërcënoi live, Edi Rama, mësuesit edhe infermierët, Balluku heq nga puna kontrollorët e Rinasit. Aq e paaftë është sa i di kontrolloret si ata të listave të kandidatëve për deputet të Rilindjes, vetëm numra.
Paaftësia kthehet në idiotësi, çmenduri deri në krim, kur mendon se ka qenë edhe drejtore e ANTA-s. Belinda kontrolloret nuk i merr dot nga Bangladeshi me 400 dollarë. Janë shpenzuar mijëra euro për shkollimin e trajnimin e tyre.
Janë dashur vite specializimesh për t’i bërë të aftë.
Tashme në Rinas nuk ka fluturime, për tekat e idiotësitë e Belindës rilindase.
Ndalimi i fluturimeve në aeroportin e Rinasit nuk do ishte bërë i mundur pa Rilindjen.
P.S. Kjo është edhe si pasojë sërish për një tekë, arrogancë tjetër të Rilindjes. Llogaritë e Eurokontrollit për Shqipërinë janë bllokuar për arsye të gjyqit të humbur ndaj Becchettit dhe pasojat duhet t’i paguajnë kontrolllorët që duhet të pranojnë të punojnë me gjysmën e pagës se kështu do Belinda.