A është Artur Zheji pjesë e një celule antiamerikane?

Ish kandidati i LSI-së për deputet, Atrur Zheji ka shpërndarë sot një shkrim ku ai akuzon ambasadorin Lu se po kalon drejtësinë nën kontrollin total të Edi Ramës. Duke mbajtur të njëjtin qëndrim si politikani i pasur dhe rishpërndarës, Ilir Meta, Zheji kërkon një reformë konsensuale dhe e akuzon ambasadorin Lu se po punon për prishje ekuilibrash: “Ju nuk e doni dhe nuk e keni dashur kurrë destabilizimin në Shqipëri, por shkuarja drejt një forme jo konsensuale, në miratimin e kësaj Reforme, krijon parakushtet institucionale, për një prishje të thellë ekuilibrash, shkruan Lapsi.al.

Apo dikush ka vendosur që ti jepen të gjitha Pushtet Kryeministrit aktual?

Unë nuk e besoj këtë dhe do të përpiqem që në vendin tim, të mos ndodhë një gjë e tillë” shkruan Artur Zheji në një shkrim të postuar prej tij!

Por, ajo që përbën çudi është fakti se disa vite më parë, i njëjti Zheji, i cili sot përbetohet të luftojë për vendin e tij kundër projektit amerikan, në 21 janar, kur ai ishte pro vrasësve te kryeministria, i bënte thirrje ambasadorit të shkuar amerikan, Arvizu të ndalonte provokatorët që kishin krijuar një celulë anti amerikane brenda PS-së.

Është i famshëm tashmë shkrimi i tij pas 21 janarit (qëndrimi i Zhejit për këtë datë u pa edhe në emisionin Opinion të ritransmetuar së fundi”) “Ndihmona Arvizu”.

Po aq i njohur është edhe shkrimi “Antiamerikanizmi i porositur”.

Madje edhe vetë ambasadori Arvizu deklaroi më pas në një intervistë tek Ilva Tare se ai e kish lexuar shkrimin e Zhejit: “Në prill ai ka shkruar një artikull që quhej “Antiamerikanizmi i porositur”. Dhe ai ka shpjeguar një fenomen që për mua është shumë i qartë dhe që ne e kemi parë në atë periudhë, që ka qenë një antiamerikanizëm i organizuar, i drejtuar dhe ka pasur një celulë, ka pasur drejtues, ka pasur mbështetje biznesi, ka pasur gjithashtu dhe makineri. Pra, ka qenë një aktivitet i organizuar që ka pasur në plan të mund të marrë një kah politik”.

Po sot, ndryshe nga qëndrimi i atëhershëm kur mendonte se qenë ShBA që po mbronin fatet e Shqipërisë dhe politikanët shqiptarë ata që po i dëmtonin, Zheji frikësohet se janë amerikanët ata që po bëjnë dëm, duke mos përfillur konsensusin dhe krijuar një prishje të thellë ekuilibrash?

Atëhere kujt Zheji ti besojmë, atij që i sheh amerikanët si faktor stabiliteti, apo atij që i sheh si të kundërtën e tij?

Atij që beson se kur politikanët shqiptarë nuk janë dakord, frymëzojnë celula anti amerikane, apo atij që sot sillet theshtë si një pjestar i kësaj celule?

Atij që amerikanët i thërret për ndihmë, apo atij që është i gatshëm të luftojë edhe me ta, si patriot që mbron vendin e tij?

Apo vallë të gjitha këto pikëpyetje i ngjajnë një debati për seksin e ëngjëjve, sepse në fakt Artur Zheji, di të luftojë vetëm për Ilir Metën?

Lapsi.al

Zoti Lu, pse duhet tja japim të gjitha pushtetet Kryeministrit?

SHKARKO APP