A është e mundur që një qytetari ti jepen dy doza të ndryshme vaksinash?

Në të gjithë botën, Mbretëria e Bashkuar është ndër të paktat vende që ka kapur ritmin me miratimin dhe përdorimin e vaksinave kundër Covid-19. Britania është vendi i parë në botë që miratoi dhe përdori vaksinën Oxford/ AstraZeneca, ashtu si përdori në fillim edhe vaksinën Pfizer/ BioNTech. Tashmë ka një vendim për të ndryshuar vaksinimin e popullsisë, me rreth 12 javë pasi qytetarët kanë marrë dozën e parë të vaksinës.

Më herët në vendim thuhej se qytetarët duhet të vaksinoheshin pas 21 ditësh. Por pas këtij ndryshimi të parë, një tjetër lëvizje vjen nga Mbretëria e Bashkuar. Është bërë e ditur se stafi i NHS ka leje, në rrethana të kufizuara, që të përziejë dozat e vaksinave që u japin qytetarëve. Kjo nënkupton se qytetarët nëse kanë marrë dozën e parë të Pfizer, pas 12 javësh mund të marrin një dozë nga një tjetër vaksinë, si psh Oxford/ AstraZe.

Skocia është një ndër vendet që po ndjek shembullin, megjithëse Uells thotë se kjo nuk do të ndodhë. Në veçanti në SHBA, e cila tashmë ka qenë kritike ndaj qasjes së MB ndaj vaksinave, ekziston skepticizmi. Provat klinike për përzierjen e dozave të vaksinave nuk janë bërë ende megjithëse ato janë planifikuar. John Moore nga Universiteti Cornell tha se zyrtarët britanikë “duket se e kanë braktisur shkencën plotësisht tani dhe thjesht po përpiqen të gjejnë rrugën e tyre për të dalë nga një rrëmujë”.

Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve kanë thënë se vaksinat e autorizuara kundër Covid-19 “nuk janë të këmbyeshme dhe se siguria dhe efikasiteti i një serie me produkte të përziera nuk janë vlerësuar. Të dy dozat e serisë duhet të plotësohen me të njëjtin produkt”. Nuk është politikë zyrtare, tha Dr Mary Ramsay, Shefi i Imunizimeve të Shëndetit Publik në Angli. “Ne nuk rekomandojmë përzierjen e vaksinave Covid-19, nëse doza juaj e parë është vaksina Pfizer nuk duhet t’ju jepet vaksina AstraZeneca për dozën tuaj të dytë dhe anasjelltas”.

Në “raste jashtëzakonisht të rralla” ku e njëjta vaksinë është e padisponueshme ose është e panjohur se cilën vaksinë ka marrë pacienti, është “më mirë të jepet një dozë e dytë e një vaksine tjetër sesa aspak”. Bashkimi i dozave të ndryshme dhe vendimi për të bërë dozën e dytë pas 12 javësh janë përgjigje ndaj një krize që ekziston, ndërsa mutacioni i ri i koronavirusit po përhapet me shpejtësi.

SHKARKO APP