A është fajtore LSI për qeverisjen e shkuar?
Fushatë është dhe lejohen eshe budalleqet, por Kryeministrit nuk i lejohet të bëjë aludime e supozime për qeverinë që ka drejtuar vetë! Jo për gjë, po e tregojnë realisht se sa i paaftë është për të qeverisur!
Nga Ylli Manjani
Po, pa asnjë dyshim LSI ka përgjegjësitë e saj brenda qeverisë që u nis politike dhe mbaroi politeknike!
LSI është fajtore që mbështeti Edi Ramën pa asnjë kusht! Marrëveshja e 2013-ës, nuk ishte e qëlluar dhe qasja e LSI ishte: Kryeministri ka punën e vet dhe duhet lejuar të ushtrojë detyrën e tij sipas idesë që Ai ka!
Pra vërtetë mazhoranca u quajt nga Rama si me dy Kryetarë, në fakt Kryeministri i ka marrë vendimet si ka dashur. Hezitimet e LSI për çështje të veçanta nuk e kanë penguar Atë të marrë vendimet që do!
Fakt është që LSI nuk ka votuar kundër asnjë projekt ligji të propozuar nga Qeveria (nënkupto) kryeministri! Pa dyshim, për këtë qasje LSI ka përgjegjësi para anëtarësisë së saj dhe shqiptarëve në tërësi!
LSI duhet të kishte kundërshtuar miratimin e disa ligjeve që sot disktutohen si problematike! Duhet ta bënte këtë gjë që të kishte sot më shumë kredo publike në të vërtetat që thotë!
Pa dyshim LSI nuk është fajtore për ato që bështyn Rama sot dhe që si zakonisht do ti lëpijë nesër!
Lëvyrja e Kryeministrit se ” nuk e paska lënë rehat LSI” është jo vetëm e pa vërtetë, por e pështirë. Është syndromë e “sëmundjes” së tij politike që se s’bën “fajin e ka dikush tjetër”, sepse Ai vetë është i kulluar! I pikuari nga qielli që nuk gabon kurrë!
Meqë me Saliun u pajtua, tani fajtor bëhet Meta! Ky i fundit është fajtor për gjithçka:
-për pranimin e lutjes besdisëse të Ramës për koalicion;
-për deputetët me rekorde kriminale të Ramës;
-për kanabisin që kriminalizoi të shoqërinë;
-për korrupsionin në hipotekat më problematike të vendit kur drejtohen nga emisarët e Edi Ramës;
-për koncensionet pa kriter e pa hesap që futën në borxh vendin;
-Për anullimin e madje edhe për rikthimin e importit të mbetjeve;
– për mungesën e investimeve, paratë e të cilave i mori vetë për të bërë shfaqje sheshesh;
Pra për cdo paudhësi që Rama dizenjoi e realizoi gajin e ka LSI dhe Meta! Përsa kohë që LSI e Meta e votuan e e mbajtën në krye të qeverisë të pa udhin!
Duke pranuar përgjegjësinë që i takon LSI, pyetjet që shtrohen natyrshëm tek vetë Rama janë:
1. Pse ju lute LSI të bënte koalicion me ty në 2013?
2. Pse ju ri-lute për të njëjtën gjë në 2017? (Megjithse në këtë rast e kishe sa me la gojën).
3. Pse nuk e prishe qeverinë me LSI kur kishe kaq halle? Sipas Kushtetutës Kryeministri e çon lehtësisht vendin në zgjedhje.
Përgjigja e këtyre pyetjeve është e vërteta dhe jo përrallat elektorale që nuk i beson as vetë!
Fushatë është dhe lejohen eshe budalleqet, por Kryeministrit nuk i lejohet të bëjë aludime e supozime për qeverinë që ka drejtuar vetë!
Jo pë gjë, po e tregojnë realisht se sa i paaftë është për të qeverisur!
Ky është mesazhi i tij më i sinqertë: nuk bën për kët punë!
Kjo punë atij i duhet vetëm për t’u vetmbrojtur nga SPAK-u! Për asgjë tjetër.
Të shohim…
*Ish-Minstër i Drejtësisë