A është i nevojshëm një rrotacion politik….!?

Nga Ilir Çumani –
Kjo pyetje e ka një përgjigje shumë të thjeshtë: Për shembull, nëse shkon të bësh një blerje në market, kur afrohesh në një raft dhe shikon aty dy shishe me ujë të markave të ndryshme, je në dilemë se cilën prej tyre do të zgjedhësh për ta konsumuar…!
Mirëpo njëra prej tyre është prodhuar në vitin 2013, dhe ka kohë që si produkt ka skaduar, madje është mjaft i rrezikshëm për shëndetin, sepse të mbyt me bakterie… Ndërsa tjetra, sapo është prodhuar dhe, së paku do disa vite të skadoj nga dita e prodhimit….!
Atëherë, lind pyetja: cilin produkt të ujit do të zgjedhësh për konsum….!? Patjetër, çdokush do të zgjidhte prodhimin e freskët dhe prodhimin më të ri që del në treg. E ngjashme si kjo fabul është edhe historia e këtyre zgjedhjeve të 25 prillit! O Njerëz! Ju militantë dhe ju elektorati gri i pavendosur, e ku ta di unë se çfarë…!
Jeni përballë 2 alternativave: ose pranoni të nënshtruar e verbërisht që të vazhdoni të sundoheni dhe të keqqeveriseni nga një sekt i korruptuar e kriminal që në këto 8 vjet u ka vrarë shpresën dhe të ardhmen shqiptarëve dhe fëmijëve të tyre, ose flakeni pa mëshirë me votën tuaj këtë ëndërr të keqe dhe sillni një ndryshim në jetën tuaj duke çelur perspektiva dhe horizonte të reja për të mirën e përbashkët!
Unë për vete, kështu e lexova deklaratën mjaft të qartë, të zgjuar dhe shumë domethënëse të ambasadores së SHBA – së në Shqipëri YURI KIM.

SHKARKO APP