A eshte LSI partia qe perfaqeson publikun ne kete vend?
Nga Dr. Edmond STOJKU, PHD
Kur LSI u themelua si lëvizje, perceptimi mbi të nuk mund të ishte i ndryshëm nga ai që gëzonin në treg partitë e tjera të vogla: kioska të negociatës private të kryetarit, ngritur mbi trafik votash dhe ndarje zonash elektorale. LSI, ia doli t’i zhgënjejë Analistët.
LSI hyri në politikë jo mbi platforma të ngurta ideologjike. Ajo u mbështet mbi dy parime themelore: t’i përgjigjej imperativit politik të integrimit dhe të fitonte vlerë përfaqësuese politike ashtu edhe publikun Shqiptar. Vlere qe ne fillimet e saj perfaqesohesh pothuajse nga me te rinjte si ne moshe dhe ne vizionin europian.
Në të gjithë lindjen ish-komuniste, partitë kryesore të “Mëdha” janë thërrmuar dhe gëzojnë jo më shumë se 15% të besimit të zgjedhësve. Kjo për LSI-në ishte një mësim i madh se : në shoqërite që zhvillohen të lira, njerëzit kanë nevojë për përfaqësim politik, dhe jo për bunkerë ideologjikë .
Realizimi i qëllimit të parë – shpejtimi i integrimit të vendit, qe LSI padyshim prodhoi një frymë inkurajimi për të gjithë procesin. I dyti – përfaqësimi i publikut – mbeti një shtyllë parimore e krejt veprimit politik – gjë që e bëri LSI-në aleat të natyrshëm të të dy partive të mëdha – në rrethana të ndryshueshme të orientimit publik të vendit.
Ajo që ndodhi në terren është se LSI – pa u bërë një dekadë nga themelimi i saj, u zhvendos në nivelin e një partie elektorale percaktuese.
Ky proces nuk kaloi dot përmes stinëve të kojukurës politike pa vuajtur stigmën e qëllimshme të krahëve të ndryshëm. LSI u mbiquajt si parti rajonale – ndërkohë që kishte fituar mbështetje në shkallë vendi, u quajt partia e vendeve të punës – ndërsa në fakt nuk zotëronte hapësira qeverisëse për ta premtuar këte, megjithate u etiketua ashtu si publiku tashmë po e njihte si parti e madhe……
E aftë e bashkepunuese me cdo forcë që premtonte progres, LSI ishte njëherësh armiku i përbashkët. Kjo falë aftësisë së saj për të ndërtuar modelin e përfaqësimit politik, modelin e adresimit të këtij përfaqësimi në praktika qeverisëse, në një aftësi të re të kuptimit të publikut dhe të prioriteteve të tij.
E gjitha kjo ka ndodhur në kushtet e një sjellje politike luajale nga ana e LSI, e cila kurrë deri më sot nuk ka rrëzuar një qeveri për interesa personale.
Kjo atmosferë brenda së cilës LSI është rritur nuk ka kaluar pa pasoja në grupin e anëtarëve apo të mbështetësve të saj. Topitja politike e publikut është një prej pasojave bazë që politika tradicionale ka prodhuar, dhe që LSI në njëfarë mënyre po shkund.
Ne duhet të pranojmë se kemi në radhët e LSI një numër të madh njerëzish që kanë nevojë të legjitimohen moralisht për të folur dhe për t’u dëgjuar në nivel publik. Ata deri më sot flasin dhe dëgjohen brenda strukturës. Por vlera e tyre është në komunikimin e tyre publik. Cda anetar brenda struktures e ka kete te drejte morale per tu degjuar dhe besuar publikisht!! E drejte kjo qe buron nga LIDERSHIPI qe flet e besohet, premton e REALIZOHET!
Goditja e cdo stigme dhe fillimi i një procesi të ri të zëdhënies së anëtarësisë përmes organeve drejtuese të LSI-së, do të prodhojë një gjallëri të re në mbarë strukturën e partisë dhe një rol të ri përfaqësues – më proaktiv – të LSI, në nivel kombëtar.
Mos të harrojmë se LRI ishte modeli sesi të rinjtë nisën të ri-shprehen politikisht. Po permend nje rast ku rreth 60% e struktures zonale Paskuqan jane LRI. Të gjithë të tjerët po mundohen te ndjekin ktë shembull!
Ajo që sot lexohet si prirje gati e përdhunshme e zgjerimit të anëtarësisë në partitë e mëdha, ka ndodhur natyrshëm dhe në mënyrë shumë më masive me rradhët e LSI-së. Se qëllimi në rastin e LSI –së nuk ka qenë përfitimi i partisë nga anëtarët, por interesi i antarëve për t’u përfaqësuar politikisht nga partia.
Ne duhet të pranojmë se vlera e një partie qëndron në fuqinë që u jep mbështetësve të saj. Fuqizimi I strukturës me aftësinë për të përkufizuar prioritetet, vizionet sektoriale, zgjidhjet qeverisëse më efikase etj, ndërtimi i një platforme të grupuar rajonale përsa i takon zhvillimit ekonomik e social, mbetet një synim i paluhatshëm i LSI-së në terrenin social qe do të ngrejë gjithnjë e më lart tiparet e partisë elektorale që LSI është sot.
RIstrukturimi i bazes përmes strukturash që ndërveprojnë mirë, duke grupuar palët e interesit dhe duke bashkuar në tryezën e debatit partiak, vizionet e tyre, mbetet një aksion i domosdoshëm që pararend periudhën elektorale si projekt i dhene per zbatim nga KRYESIA e KRYETARI.
Kjo qasje e theksuar nga Z.META rrit gjithashtu legjitimitetin e lidershipit në nivel institucional për t’i dhënë vendit një politikë të drejtë, të publikut për publikun.