A i pamë të gjitha?

Nga Edmond Arizaj –
Cfare ka pertej shpirtit? Prishja naten e teatrit kishte te bente pikerisht me shkeljen mbi shpirtin, mbi ndjenjat, mbi nostalgjine, historine po te doni, e shemtuar, apo leckosur s’ka lidhje. Jo vetem te aktoreve, por me shume akoma te mijera qytetareve te Tiranes brenda, por sidomos jashte saj, ne emigrim. Mund te duket e thjeshte: He mo se do behet nje tjeter me i bukur! Po pikerisht, kjo lehtesi per t’i shkulur mijera njerezve nje pjese te shpirtit , per ta shnderruar ne nje emigrant ne qytetin e tij, eshte e frikshme. E ndjeva kete dje, kur kalova pas shume e shume vitesh mes permes qytetit tim, Vlores (perdor gjithmone Transballkaniken). Ai bulevardi i gjere qe bymehej cdo minute pas fitores me Partizanin e Beogradit, kujtesa me e bukur, nuk ishte me. Ishte ngushtuar aq shume, me dopio trotuare, sa vetem reflektimi i detit me kujtonte se isha ne Vlore. A ka vlere krahasimi? Nuk e di. Por di, se isha gati i huaj. Ndoshta dhe shume tiranas ndihen me shume te huaj ne qytetin e tyre pas prishjes se teatrit. A justifikohet kjo me zhvillimin e qyteteve. S’besoj…Nuk kemi pare gje akoma?! Cfare ka pertej shpirtit?

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?