A ka marrë fund gazetaria?

MARWAN BISHARA

Me ndërhyrjen e shkencës dhe teknologjisë, madje edhe të qeverisë dhe biznesit, njëra është e destinuar të dështojë, pra bjerë, pa ekzistencën e tjetrës në një shoqëri moderne. Dhe në ndonjë përpjekje të njërës për të kontrolluar tjetrën, duke zëvendësuar kështu interesin e së mirës publike, rezultati ka qënë katastrofik

Gjatë këtyre kohëve të vështira, të pasigurta dhe konfuze, unë gjej shpëtim në zgjuarsinë e Marilyn Monroe. “Çdo gjë ndodh për një arsye… dhe ndonjëherë gjërat e mira blihen veç e veç, kështu që më mirë që gjërat të blihen sëbashku”.

E përqafoj plotësisht konstatimin e Monroe rreth ndryshimit. Por ndonjëherë gjërat e mira blihen më veç, ndërsa të këqijat blihen bashkë. Duke sjellë këtë nëpër mendje, po mendoja se çfarë do të ndodhë teksa teknologjia transformon pejsazhin mediatik, duke pasuruar modelet e vjetra të lajmeve dhe strukturat e vjetëruara.

A do të blihen gazetarët dhe mediat e reja bashkë apo të ndarë?

Kohët ngacmuese

Gjatë muajit të fundit, unë fola me qindra e mijëra njerëz rreth botës me ndihmën e menaxherëve të dy komuniteteve të mëdha si Facebook dhe Smartphone. Të marrësh pyetje dhe komente nga çdo cep i botës dhe të përfshihesh në një bashkëbisedim global rreth çështjeve komplekse mbi axhendat ndërkombëtare është realisht një privilegj. Fakti qe biseda globale, të pakufizuara, të paedituara dhe të improvizuara mund të zhvillohen në çdo kohë dhe ngado, është dëshmues i potencialit të palimituar të internetit.

Teknologjia dhe revolucionet dixhitale kanë lejuar më shumë zëra që të dëgjohen dhe më shumë imazhe të shfaqen përtej vëndeve nga ku kanë dalë. Kështu njerëzve dhe përdoruesve u kanë dhënë më shumë zgjedhje për perspektiva të reja. Mediat e reja kanë nxitur mobilizimin social dhe politik si kurrë më parë. Ato kanë lejuar gjithashtu gazetarët që të aksesojnë më thjeshtë dhe shpejt në lajme, falë komunikimit të shpejtë dhe arkivimit më të mirë.

Nga periskopi i Twitterit deri te kanali i Youtube dhe jeta virtuale e Facebook grumbullimi, konsumimi dhe analizimi i informacionit po ndryshojnë kaq shpejt, sa do të ishte e nxituar po të përpiqeshim të përcaktonim efektet e tyre afatgjata. Dikush mund të diskutojë se revolucioni online ka lejuar një dialog më të shëndetshëm global dhe një liri më të madhe të shprehjes.

Centrali Dixhital

Sikurse Revolucioni Industrial, revolucioni dixhital bëri të njëjtën gjë me modelet dhe strukturat tradicionale, por gjithashtu çoi drejt rritjes së entiteteve të reja dhe të fuqishme. Personat me burime kanë influencë shumë më të madhe cilësore dhe sasiore në rrjetin online, se sa kanë në jetën e tyre reale.

Konglomeratet e reja dixhitale janë në një nivel që s’e kemi parë kurrë më parë. Ato po i lënë gjurmët e tyre në të gjitha drejtimet dhe proceset, duke ripërkufizuar natyrën e kulturës, komunikimit, medias dhe gazetarisë. Platformat online gjenerojnë përmbajtje, akses kontrolli dhe përpiqen të monopolizojnë marketingun dhe reklamat. Konglomeratet dixhitale përfitojnë më shumë nga “gazetaria qytetare”, pra individë jo profesionistë që raportojnë, të cilët prodhojnë përmbajtje të lirë dhe gjenerojnë trafik më shumë se sa gazetarët profesionistë.

Është një sfidë e madhe për çdo organizatë meditike që të arrijë te konsumtorët pa kaluar përmes këtyre konglomeratëve.

Mediat online drejtojnë, agregojnë, dhe sigurisht që zbavisin. Ato përcaktojnë pse ne e dimë atë që dijmë dhe si e komunikojmë. Mediat online dinë më shumë për ne se sa qeveritë. Influenca e tyra mbi produktin, kultivimin dhe shpërndarjen e kulturës, informacionin dhe lajmin është e jashtëzakonshme dhe rritet vetëm me një klik.

Atë që interneti e fsheh, po internet e nxjerr Në botën dixhitale me monopolet mega të fuqishme, një gazetar është është një lojtar shumë i vogël në një sepektakël vigan.

Teksa organizatat e lajmeve janë detyruar për të prerë buxhetet dhe reduktuar stafet, ato mbështeten me më pak gazetarë, kryesisht freelancer (gazetarë të pavarur).

Gazetarëve u duhet që në të njejtën kohë të shkruajnë, fotografojnë, editojnë dhe redaktojnë publikimet e tyre. A do t’i mbijetojnë gazetarët xhunglës dixhitale? Apo ata do të adaptojnë dhe rikonceptojnë misionin e tyre në një botë të mbushur me shumë mundësi?

Për median dhe gazetarinë, në të ashtquajturat “ditët e vjetra dhe të mira”, ndarja e punëve midis redaktorëve dhe publikuesve ishte e qartë me dy prioritete të ndryshme nga njëra tjetra: e mira publike dhe përfitimet.

Me ndërhyrjen e shkencës dhe teknologjisë, madje edhe të qeverisë dhe biznesit, njëra është e destinuar të dështojë, pra bjerë, pa ekzistencën e tjetrës në një shoqëri moderne.

Dhe në ndonjë përpjekje të njërës për të kontrolluar tjetrën, duke zëvendësuar kështu interesin e së mirës publike, rezultati ka qënë katastrofik.

SHKARKO APP