A ka skenar për arrestimin e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi?
A po thuret një komplot i madh kundër Hashim Thaçit nga ndërkombëtarët? A ka një plan të fshehtë që të arrestohet Thaçi sapo të bëjë betimin për President në Prill sipas Kushtetutës? Ramush Haradinaj shkoi në Hagë si kryeministër dhe vuajti ca vite dhe në fund u shpall i pafajshëm, por ama në burg shkoi. Mos skenari sekret europian mbetet që për të qetësuar tensionin politik shkatërrues në Prishtinë si dhe për ti bërë presion palës serbe se mundet edhe tek ju të arrestojmë figura të larta të politikës nacionaliste, pra arrestojnë Presidentin Thaçi? Imagjononi impaktin publik ndërkombëtar qe me kokën e pafajshme të Thaçit tmerrojnë edhe disa liderë të vendeve afrikane që nuk janë në sinkron me SHBA dhe BE.
Natyrisht që Hashim Thaçi nuk është Haradinaj. Ka tjetër forcë dhe lidhje të nëndheshme me Washingtonin. Veçse nëse vetë Washingtoni don ta çojë në thertore e të përfitojë prej kokës së tij në raport me Serbinë. Kjo nuk dihet e mbetet të shikohet në muajt në vijim.
“Hetimi i ndërmarrë nga Task Forca Speciale vazhdon. Ky hetim nuk ndikohet nga votimi i së premtes”, ka thënë kryeprokurori, David Schwendiman.
Kryeprokurori i Task Forcës Speciale për hetimin e pretendimeve të Dick Martyt, David Schwendiman ka thënë për Insajderin se presidenti i ri i Kosovës, Hashim Thaçi nuk ka imunitet nga ndjekja penale.
Schwendiman, ka thënë se zgjedhja e Thaçit të premten në krye të shtetit nuk ka kurrfarë ndikimi në hetimet e Task Forcës Speciale (SIFT).
“Hetimi i ndërmarrë nga Task Forca Speciale vazhdon. Ky hetim nuk ndikohet nga votimi i së premtes”, ka thënë kryeprokurori.
Ai nuk i ka komentuar detajet e hetimit, me arsyetimin se Gjykata Speciale ende nuk është funksionalizuar.
“SIFT nuk i komenton detajet e hetimit. Nuk komenton as politikat në rajon. Meqenëse Zyra nuk ekziston ende, është e papërshtatshme për mua që të them se çfarë do të ndodhë ose nuk do të bëjë Prokuroria Speciale në të ardhmen”, ka thënë ai.
Schwendiman ka sqaruar se pse askush nuk ka imunitet nga ndjekja penale për akuzat që lidhen me krimet e luftës dhe krimet tjera që sanksionohen me ligjet ndërkombëtare.
“Sipas të drejtës ndërkombëtare, nuk ka imunitet për ata që kryejnë shkelje të ligjit ndërkombëtar humanitar. Kjo është bërë e qartë edhe në ligjin e Dhomave Speciale dhe Zyrës së Prokurorisë Speciale”, ka thënë ai për ‘Insajderi’.
Schwendiman ka shtuar se pozita e tij si prokuror special e detyron të punojë me ligjin e Kosovës, përfshirë edhe Kushtetutën e Kosovës si dhe parimet e së drejtës ndërkombëtare, përfshirë dispozitat e mbi amnistinë dhe imunitetin.
“Jam i sigurt që Prokurori Special do të zbatojë ligjin pa frikë apo favore, ashtu sikurse SIFT ka bërë në përmbushjen e mandatit të saj që prej krijimit të saj në vitin 2011”, është zotuar kryeprokurori, David Schwendiman.
Presidenti i zgjedhur Hashim Thaçi është duke u hetuar për krime të ndryshme përfshirë ato të luftës si kreu i ‘Grupit të Drenicës”.