Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 09:35 Studentët sot protestë, ora 14.00 Studentët dhe të rinjtë kanë njoftuar se do të rikthehen sërish në protestë ditën e sotme, në orën 14:00, përpara Ministrisë së Arsimit. Pas…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Vishkuli, operimi
  • Ora ndryshon sonte
  • Flakë në Kishë
  • MIA, uniformat
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Tensione në Itali
  • Arsenali në krye
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Vishkuli, operimi
  • Ora ndryshon sonte
  • Flakë në Kishë
  • MIA, uniformat
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Tensione në Itali
  • Arsenali në krye
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

A mund të bëhet Europa një fuqi bërthamore?

Forum E mërkurë, 8 Shtator 2021 09:33
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Manuel Lafont Rapnouil & Tara Varma & Nick Witney

“A kemi nevojë për bombën bërthamore?”, pyeste muajin e kaluar në faqen e saj të parë “Ëelt am Sonntag”, një nga gazetat më të mëdha gjermane. Në një ese, politologu Kristian Hacke u përgjigj “po”, duke argumentuar se “për herë të parë që nga viti 1949, Republika Federale e Gjermanisë, nuk është më nën ombrellën bërthamore të Shteteve të Bashkuara”.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Radio shtetërore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?

Radio shtetërore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?

24 Tetor 2026, 09:28
Dashnor Sula: Protestoni, por mos digjni!

Dashnor Sula: Protestoni, por mos digjni!

23 Tetor 2026, 15:57
REL: Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

REL: Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

23 Tetor 2026, 14:48

Është diçka e jashtëzakonshme, që gjermanët paqedashës dhe anti-bërthamorë, po luajnë sot me këto ide. Për 70 vjet, aleanca e NATO-s, u mbështet tek e fundit mbi besimin, se në rrethana ekstreme, presidenti amerikan do të ishte i gatshëm të rrezikonte shkatërrimin e Çikagos për të mbrojtur Berlinin.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Megjithatë, sulmi katastrofik i Donald Trumpit këtë verë ndaj Europës – kur ai u tha liderve të aleancës, se nëse Europa nuk do t’i bindej kërkesave të Uashingtonit, SHBA-ja mund të “shohë punët e veta” – e ka bërë një besim të tillë të papërshtatshëm.

Ndërkohë, fushata e llogaritur e agresionit ndaj Europës nga ana e Vladimir Putinit, dhe shfaqjet e tij të përsëritura të gatishmërisë për të përdorur të gjitha mjetet për projektimin e fuqisë ruse, kanë ripohuar nevojën e Europën për një pengesë të besueshme bërthamore – si alternativa e vetme për pranimin e një gjendjeje të kërcënimit kronik.

Por kjo me një bombë gjermane? Askush nuk dëshiron këtë:jo aleatët e Gjermanisë; jo bashkësia ndërkombëtare, e cila kupton se ruajtja e Traktatit për Mospërhapjen e Armëve Bërthamore (NPT), është në interesin e përbashkët të njerëzimit; dhe më e rëndësishmja, as vetë gjermanët. Gjithsesi, armët bërthamore të Francës dhe Mbretërisë së Bashkuar, kanë aftësinë teknike për të siguruar një ombrellë parandaluese për Europën.

Ideja që forcat bërthamore të Francës dhe Britanisë së Madhe, mund të shndërrohen në një lloj “pengese europiane” nuk është e re. Parisi dhe Berlini, e diskutuan këtë çështje nën zë, në disa momente gjatë shekullit XX; Gjermania madje e hodhi poshtë ratifikimin e saj të vitit 1974 të NPT-së, me një rezervë të qartë ndaj “krijimit të një Bashkimi Europian, me aftësi të përshtatshme”.

Natyrisht, është e vështirë të parashikohet një ofertë e besueshme e një ombrellë bërthamore franko-britanike për aleatët dhe partnerët europianë, që janë ose do të pranohen në të ardhmen e afërt. Tek e fundit, Mbretëria e Bashkuar është në largim e sipër nga një BE, që mezi frymëzon besim; ndërkohë që Franca as nuk i kryen detyrat e veta bërthamore në NATO.

Përsa i përket përfituesve të ardhshëm, shumicës së tyre nuk u është dashur të mendojnë mbi çështjet bërthamore që nga përfundimi i Luftës së Ftohtë, dhe do të preferonin shumë që gjerat të mbeteshin po kështu. Por me siguri nuk do të duhet shumë kohë që Trump dhe Putin ta bëjnë të paqëndrueshëm qasjen e “futjes së kokës në rërë”, dhe për ta detyruar Europën të përballet me atë që do të kërkojë ambicija e saj e sapo-shpallur e “autonomisë strategjike”.

Dhe përsa i përket dy fuqive bërthamore, Britania mund t’ia dalë të realizojë Brexit, dhe përmbushë zotimin e saj, për të mos prekur “angazhimin e saj të pakushtëzuar” ndaj sigurisë së Europës. Ndërsa Franca ka një president të ri, i cili e ka mbrojtur konceptin e autonomisë strategjike, dhe nuk ka frikë nga risitë e guximshme.

Për më tepër, të dyja vendet kanë ndërmarrë hapa paraprakë drejt garancive reciproke bërthamore:preambula e traktatit të tyre të bashkëpunimit bërthamor ‘Lancaster House 2010’, konfirmon se çdo kërcënim ndaj “interesave jetike” të njërit, do të rëndojë njëlloj edhe tek pala tjetër.

Nëse dëshirojnë t’i ofrojnë Europës një siguri të përbashkët bërthamore, Britania dhe Franca duhet vetëm të vazhdojnë të ecin këtë rrugë – me thellimin e partneritetit të tyre bërthamor (për shembull, për shtrirjen bërthamore dhe objektivat e përbashkëta), dhe duke zhvilluar politikën e tyre të përbashkët deklaruese, për ta bërë të qartë, se ato që i shohin si “interesa jetike” të partnerëve eruopianë, janë në fakt edhe interesat e veta.

Natyrisht, të krijosh besueshmëri aty ku ka vërtet rëndësi – në sytë e agresorit të mundshëm – një “pengesë të zgjeruar” – kërkon që të dyja palët të angazhohen në një marrëveshje, për t’i prodhuar dëshmi të qëndrueshme të besimit reciprok. Këtu, NATO ka krijuar modelin përkatës. Garantuesit bërthamorë, duhet të përfshijnë përfituesit në të gjitha aspektet e doktrinës bërthamore, zhvillimit të politikave dhe planifikimit, duke ndarë kështu rreziqet dhe barrën përkatëse.

Në NATO, kjo ka për qëllim sigurimin e bazave dhe avionëve për të ofruar bomba bërthamore. Në kontekstin e Europës, atje ku shumica e aftësive bërthamore franceze dhe britanike është e stacionuar, në nëndetëse, ndarja e kostos mund të jetë një alternativë e përshtatshme.

“Euro-pengesa” mund të mos ndërtohet dot kurrë. Por Britania e Madhe dhe Franca, duhet të përgatiten për këtë skenar, duke e thelluar partneritetin e tyre ekzistues bërthamor, dhe duke përsëritur se interesat jetike të Europës, janë gjithnjë e më në harmoni me të tyret.

Ndërkohë, europianët e tjerë duhet të dalin nga rehatia e tyre, dhe të rifillojnë një debat serioz rreth përgjegjësive të tyre mbi sigurinë vetjake. Spekulimet popullore rreth një bombe gjermane, nuk mund të mbijetojnë përtej lajmeve ditore të verës – e megjithatë ka qenë një provokim i mirëpritur.

Burimi: “European Council of Foreign Relation”

Në shqip nga bota.al.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Studentët sot protestë, ora 14.00
Para 3 minutash

Studentët sot protestë, ora 14.00

Rrjedhje gazi në Fier, ndërhyjnë zjarrfikësit shmangin tragjedin
Para 15 minutash

Rrjedhje gazi në Fier, ndërhyjnë zjarrfikësit shmangin tragjedin

Protesta e 24 tetorit/ 5 policë të plagosur, pezullohet efektivi i “Shqiponjave”
Para 30 minutash

Protesta e 24 tetorit/ 5 policë të plagosur, pezullohet efektivi i “Shqiponjave”

Me karrige druri dhe jastëkë të kuq, kryeministri Rama nuk heq dorë nga dialogu me studentët
Para 1 ore

Me karrige druri dhe jastëkë të kuq, kryeministri Rama nuk heq dorë nga dialogu me studentët

Më të lexuarat

1 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 12 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

2 Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 12 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

3 “Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve
Para 15 orësh

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

4 Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!
Para 14 orësh

Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.