Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 05:38 Foto nga protesta e djeshme, ku kishte dhunë e gaz Disa foto nga protesta e djeshme po bëjnë xhiron e rrjeteve sociale.
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Vishkuli, operimi
  • Ora ndryshon sonte
  • Flakë në Kishë
  • MIA, uniformat
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Tensione në Itali
  • Arsenali në krye
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Vishkuli, operimi
  • Ora ndryshon sonte
  • Flakë në Kishë
  • MIA, uniformat
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Tensione në Itali
  • Arsenali në krye
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

A mund të lidhet Edi Rama?

Forum E premte, 10 Shtator 2021 06:10
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Ylli Rakipi/

Shumë vite më parë, miqtë më të ngushtë të Edi Ramës, u mblodhën një mbrëmje, më vete dhe filluan një diskutim, për sjelljet e çuditshme, gati të përhershme dhe të pakuptueshme të tij.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Radio shtetërore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?

Radio shtetërore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?

Para 22 orësh
Dashnor Sula: Protestoni, por mos digjni!

Dashnor Sula: Protestoni, por mos digjni!

23 Tetor 2026, 15:57
REL: Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

REL: Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

23 Tetor 2026, 14:48

Edhe pse miq shumë të afërt, ata nuk e kuptonin, se çfarë ishte në fakt ky njeri, si ishte ndërtuar në atë mënyrë, që nuk ngjante me asnjërin prej tyre dhe çfarë ishin veprimet e tij?

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Në fakt, halli ku miqtë kishin rënë, dukej shumë i madh. Ky diskutim, ishte si të thuash një përpjekje, për të kuptuar se ç’ishte ky deformim kaq i madh i personalitetit të Edi Ramës dhe përse ndodhte ky deformim.

Çdo njëri nga miqtë, solli në këtë takim, variantin e vet. Në fakt, të gjitha variantet ishin shumë afër njëri tjetrit, por si më afër të vërtetës u çmua varianti i Fatos Lubonjës dhe drejtorit të atëhershëm të Soros-it në Tiranë, Fron Njazi. Në fund edhe këto dy variante u vunë në konkurrim me njëra tjetrën dhe fitoi varianti i drejtorit të Soros-it. Varianti i Njazit, fitoi sepse ishte i thjeshtë për tu kuptuar nga i gjithë populli. Ja ç’ishte ky variant:

Kemi përpara, – filloi Fron Njazi, – në mes të një errësire të madhe, një super autostradë me njëqind korsi. Në sfond të kësaj autostrade, shfaqet një makinë e stërmadhe sa një mijë makina bashkë, me drita që ndriçonin çdo gjë rreth e qark. Anash autostradës, priste Edi Rama dhe sapo makina me dritat që llamburisnin u afrua, ai papritur dhe pa pyetur për rrezikun, u hodh në mes të autostradës. Dhe e gjitha kjo vetëm që drita të binte mbi të, vetëm që ai të ndriçohej, paçka se makina po e shtypte.

Pra ishte Edi Rama, si konkluzion, për miqtë e vet.

I gjithi ky, një vrapim i çmendur, drejt dritës së madhe të rrugëve, të podiumeve, drejt një madhështie të rreme, pa pyetur dhe pa kuptuar asnjë çast se kjo mund të ishte rruga e vetëvrasjes.

Vini re, çfarë ka ndodhur në jetën e Edi Ramës.

Në fillim Edi Rama u shpall piktor. Përfytyroni një mesues të thjeshtë vizatimi, pa pikë talenti në artet figurative, vetëm pse babai ka qenë skulptor, torturohet ditë e natë në rrugën e vështirë të piktorit.

Por, nuk mbaron këtu. Sëmundja e tij është kaq e përparuar sa vrapimi i tij i çmendur për t’u bërë basketbollist. Dhe a e dini pse? Vetëm se ishte i gjatë.

Kështu, herë si piktor dhe herë si basketbollist, herë si gazetar dhe herë si anti komunist, e kemi parë Edi Ramën, për më shumë se tre dekada. I palodhur, për gjërat që s’mundet ti ketë dhe s’mundet ti bëjë, me aftësitë që ka.

Deri këtu duket se nuk ka ndonjë të keqe të madhe. E gjitha kjo, është thjesht një dramë e një personaliteti të deformuar, e një gjysmaku që disa ditës vret veten pak e nga pak. Dhe kjo u ndodh shumë njerëzve në botën ku jetojmë.

Por, Edi Rama nuk u ndal këtu, brenda të keqes së vet. Ky njeri është ndoshta rasti më tipik, në botën ku jetojmë, ku egoizmi dhe mundësia, janë në proporcionin më të zhdrejtë të mundshëm.

Një gjysmak, me inteligjencë poshtë mesatares, që kërkon të kapë majat e botës. Në sajë të kësaj, sëmundje apo budallallëku, quajeni si të doni, sot ai është kryeministri i Shqipërisë!

A e keni parë si përdor paturpësinë dhe mediokritetin e vet, për të shkelur dhe hipur në çdo podium. A e keni parë, këtë palaço që përdor edhe atletet për të tërhequr vëmendjen e liderëve të botës, thjesht për të kthyer vështrimin drejt tij? A e keni parë, në parlament, ku vjedh fraza të Faik Konicës dhe imzot Nolit dhe mundohet të flasë si ata dhe bëhet qesharak? E ç’mund ta afrojë Edi Ramën me ta?!

A e keni parë se si me detyrën e kryeministrit paraqitet nëpër galeritë e botës me zhgarravina dhe përpiqet të vjedhë postin e piktorit? A thua se edhe piktor behësh kur rrëmben votat e shqiptarëve?

Por, kjo qenie, ka kthyer në dele një popull të tërë dhe është bërë kryeministër. Edhe sot, kishte mbledhur një qerre të madhe me policë dhe po u fliste për shpifjen dhe anti-shpifjen. O zot! A mund të ndodhë përshembull, që kryeministri italian apo kryeministrja britanike, të mbledhin policët e vendeve të tyre dhe t’u flasin për shpifjen…

Po çfarë po ndodh vërtet me Edi Ramën, që ditën, natën, në gjumë apo dhe në ëndrra, në takim me police, apo edhe me Endri Fugat, sheh vetëm shpifje dhe ndërton paketa kundër saj?

Edi Rama, është sot në ankth. Ai kërkon të ndalojë me ligj fjalën dhe për rrjedhojë edhe mendimin. Ai kërkon që njerëzit të mos flasin për ato që ai ka bërë dhe po bën. Kjo gjë e tremb, e mbush me ankth.

Deri dje, sjellja e Edi Ramës si piktor, si basketbollist, si gazetar, si anti komunist apo bredharak nëpër rrugët e Parisit, si njeri që bën sikur di t’i bëjë të gjitha, nuk dëmtonte askënd. Por sot, Edi Rama është kryeministri i Republikës së Shqipërisë dhe si i tillë ai duhet të përgjigjet.

Ndërtimi i paketave, nuk e ndihmon dot Edi Ramën. Halli i tij sot është i madh. E kuptojmë që ai nuk dëgjon dot më.

Ka vetëm një mënyrë, që jo vetëm ne, por edhe ai të shpëtojë nga vetëvetja. Duhet të gjendet dikush që ta lidhë Edi Ramën….

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Foto nga protesta e djeshme, ku kishte dhunë e gaz
Para 1 ore

Foto nga protesta e djeshme, ku kishte dhunë e gaz

28-vjeçari që mbeti i plagosur në sy gjatë protestës në Tiranë
Para 1 ore

28-vjeçari që mbeti i plagosur në sy gjatë protestës në Tiranë

Sot votime në Serbi, Vuçiq përballë kandidatëve të partisë së Studentëve
Para 1 ore

Sot votime në Serbi, Vuçiq përballë kandidatëve të partisë së Studentëve

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 10 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

Më të lexuarat

1 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 10 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

2 Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 10 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

3 “Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve
Para 12 orësh

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

4 Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!
Para 11 orësh

Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.