A nuk do të ishte mirë ta provonim këtë “ushtrim” edhe në Tiranë?
Nga Lutfi Dervishi –
Kjo ngjarje ka ndodhur në një provincë të Turqisë në 1960, çdo ngjashmëri me kohën dhe vendin që jetojmë nuk është e rastit!
Në qytetin Elazig nga spitali psikiatrik dalin 420 të sëmurë. I gjithë qyteti në alarm. Kryeneurologut të Spitalit i ra detyra të gjente zgjidhjen! Pasi u mendua pak ai dha urdhër:
“I gjithë personeli drejtues i spitalit të mblidhet në sheshin e qytetit! Merrni bilbil dhe do të bëni si tren. Unë do jem i pari si lokomotiva dhe të tjerët pas meje. Njëri do t’i bie bilbilit, të tjerët do ia bëjnë çaf çuff..!”
Filloi kollona të ecte me hap nëpër qytet kur filluan trimat një e nga një dhe iu bashkuan trenit!
“Treni” mori drejtimin për nga spitali dhe të gjithë u kthyen në bazë!
Mirëpo problemi doli në darkë! Kur u bë apeli nga 430 dolën 612 pacientë!
P.S A nuk do të ishte mirë ta provonim këtë “ushtrim” edhe në Tiranë?