A po e djeg Tirana lëvizjen pa viza të kosovarëve?

Moskontrolli i kufijve nga Shqipëria dhe eksportimi i kriminalitetit prej saj janë shndërruar në një barrë për Kosovën. Ky është së paku argumenti i përdorur nga presidenti francez Emmanuel Macron gjatë samitit të Berlinit për të mos i hapur dritën jeshile liberalizimit të vizave më Kosovën.

Sipas burimeve të radios publike gjermane Deutsche Welle nga bisedimet me dyer të mbyllura shefi francez i shtetit ka argumentuar ”mosmiratimin e heqjes së regjimit të vizave me përvojën e keqe të Francës pas liberalizimit të vizave me Shqipërinë (dhe Gjeorgjinë)”, ku u shtua si numri i migrantëve të parregullt ashtu edhe i kriminalitetit nga këto vende.

Qëndrim të njëjtë thuajse mbajti pak ditë më parë edhe parlamenti holandez që me një votim gati plebishitar i kërkoi qeverisë së tij heqjen e regjimit të vizave për Kosovën. Në vend që të pritje si një sinjal shqetësues, ky votim u karikaturizuar nga qeveria e rilindjes si një akt i ndërmarre nga ekstremistët ksenofobë që donin të zgjidhnin përmes shqiptarëve llogaritë e tyre të brendshme politike. Por fakti që e njëjta tezë është rimarrë edhe nga Emmanuel Macron një politikan i njohur për luftën që i bën ekstremit të djathtë dhe frymës ksnenofobe në Evropë, tregon se propaganda e Tiranës është sa dritëshkurtër po aq edhe mendjelehtë. E vërteta është se ka një problem me kriminalitetin shqiptar dhe lidhjet e tij me sferat më të larta të pushtetit, që ka shqetësuar kancelaritë europiane.

Swiss Digital Desktop Reklama

Siç shkruan DW, mënyra amatoreske se si veproi Shqipëria duke mos marrë përgjegjësitë që i takojnë por duke manipuluar realitetin shkoi deri në atë pikë sa ky shqetësim të përdoret qoftë si e vërtetë, apo qoftë edhe si justifikim, për të penguar liberalizimin e vizave për pjesën tjetër të kombit. Me sa duket ky kërcënim për Bashkimin Evropian është tejet më i fortë, sesa shantazhet meskine të politikanëve shqiptarë, sesa kërcënimi për heqjen e kufirit të dy shteteve në Morinë, apo propozimet për një president të vetëm të kombit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Marrë nga Gazeta Express

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?