A po e financon Putin lëvizjen “anti –establishment”?

Në  Franë, Marine Le Pen e Frontit Nacional thotë se Rusia po bën një punë më të mirë në Siri sesa Europa. Në Britani, lideri i UKIP, Nigel Farage u shfaq në televizionin shtetëror rus RT, duke akuzuar Bashkimin Europian për krizën në Ukrainë. Një anëtar i lëvizjes “5 Yjet” në Itali shpërndau një artikull sipas të cilit, një tregtar po vuante nga sanksionet ndaj Rusisë.

Këto mesazhe përshtaten mjeshtërisht me një tregim pro –rus, që muajt e fundit, i ka bërë ekspertët dhe politikanët të shohin një “Kalë troje” mes lëvizjes “anti –establishment” në rritje dhe fushatës dezinformuese të Moskës. Kjo, thonë ata, bëhet me qëllim për të dëmtuar besimin në institucionet demokratike, për të dobësuar NATO –n dhe për të zhvendosur debatin në Europë për llogari të Rusisë.

Një studim i fundit mbi 45 parti të Këshillit Europian për Marrëdheniet me Jashtë (ECFR) zbuloi një mazhorancë që simpatizonte pozicionet e qeverisë ruse.

“Ajo që po shohim tani është një largim i madh ndaj vlerave demokratike, institucioneve demokratike, dhe të lirive të medias në të gjithë hapësirën post-socialiste”, thotë Alina Polyakova, bashkë-autore e një raporti të ri të Këshillit të Atlantikut mbi përpjekjet propagandistike të Kremlinit në Evropën Perëndimore. “Shumë nga këto ndryshime negative po sillen nga politikanë populistë të cilët janë të lidhur shpesh me Rusinë”, i tha ajo Foreign Policy.

“Për një kohë të gjatë një ccështje në Europën Lindore dhe Qëndrore, vendet e Europës Perëndimore po zgjohen dhe po shohin qëllimin e propagandës ruse dhe influencën e saj teksa në Gjermani e Francë po afrohen zgjedhjet. Kjo ka bërë që hetime të reja të nisin për të zbuluar mekanizmat strategjikë të Kremlinit dhe të rriten përpjekjet për t’iu kundërvënë lajmeve të rreme dhe për të promovuar parimet demokratike të BE –së.

Të mërkurën, Parlamenti Evropian miratoi një rezolutë me fjalë të ashpra si kundërpërgjigje ndaj dezinformacioneve të propagandës ruse dhe të Shtetit Islamik. Raporti vuri në dukje se si Rusia ka intensifikuar propagandën e saj që prej aneksimit të Krimesë dhe bëri thirrje për më shumë fonde për të mbështetur lirinë e medias. Rezoluta u miratua mes kundështive të forta të anëtarëve të partive populiste të parlamentit, të cilët paralajmëruan se futja e Rusisë në një raport, i cili merret edhe me terroristët e Shtetit Islamik është “hipokrizi” dhe mund të nxisë Moskën që të ripërtërisë tensionet e Luftës së Ftohtë.

 Një titull lajmi nga TASS, agjencia shtetërore e lajmeve të Rusisë, tha se raporti tregoi “dobësinë Evropës liberale”. Presidenti rus Vladimir Putin ndërhyri gjithashtu, duke e quajtur rezolutën një shembull të “degradimit politik” të demokracisë në Perëndim, kanalit RT. Nga pikëpamja e Moskës, Perëndimi është i angazhuar në versionin e tij të operacioneve të informacionit. Putin ka argumentuar shpesh se Uashingtoni ka tentuar të minojë qeveritë në Ukrainë e nën maskën e programeve të nxitjes së demokracisë.

“Ky raport është i çmendur. Ai nxit histeri kundër Rusisë dhe neo-McCarthyism-it në Evropë. Kjo është një karikaturë e Rusisë “, tha parlamentari Javier Couso Permuy e koalicionit të ekstremit të majtë të Spanjës, Izquierda Unida. Ai bëri thirrje për heqjen e sanksioneve dhe zbutjen e tensioneve me Rusinë.

Pavarësisht nga një vit ku hakerat dhe lajmet e fabrikuara shërbyen si sfond në zgjedhjet në SHBA, lidhjet mes bindjeve autentike politike të partive populiste në Evropë dhe ndikimit të Moskës janë larg nga të qënurit të thjeshta.

Ekspertët nxitojnë të thonë se është kryesisht e pamundur për të zbuluar se pozitat pro-ruse në Evropë janë formuar direkt nga Kremlini. Është jashtëzakonisht e vështirë për të zbuluar investimet e huaja që nganjëherë kalojnë nëpërmjet kanaleve të errëta dhe llogaritë offshore.

“Rusia ka bërë maksimumin; ka përfituar prej tij në një masë të caktuar, është duke e përdorur atë, por nuk është shkaku i populizmit në Europë”, thotë Fredrik Ëesslau, drejtori i programit të Evropës ECFR-së (përkthim i lapsi.al).

Megjithatë, shumë sinjale të dyshimta tregojnë për një marrëdhënie simbiotike. Ato përfshijnë zbulimin e një kredie 11 milionë dollarë për Frontin Nacional të Francës që ishte dhënë nëpërmjet “First Czech-Russian Bank” në 2014 dhe udhëtime në kryeqytetin e Rusië nga deputetë të nivelit të lartë të partive anti –establishment, si Lega Nord dhe Lëvizja 5 Yjet në Itali.

Shumë ekspertë dhe zyrtarë evropianë besojnë se Rusia është duke shfrytëzuar kryesisht të njëjtat konventat demokratike që mbrojnë fjalën e lirë për të amplifikuar pikëpamjen e saj. Argumentet që jepen fillimisht në Sputnik, i njohur për shpërndarjen e informacioneve të shtrembëruara e madje deri në shpifje, gjithnjë përfundojnë në blogjet politike dhe filtrohen në argumente kryesore.

Mitchell Orenstein, profesor në Universitetin e Pensilvanisë thotë se rreziku nuk është vetëm tek rritja e agjentëve të influencës. Sipas tij, “rreziku është duke fituar zemrat dhe mendjet e mjaft njerëzve në Evropë.”

“Audienca e synuar janë pikërisht njerëzit që kanë një mosbesim të caktuar drejt elitave ose mendimeve të përcaktuara”, thotë Sijbren de Jong, një analist në Qendrën për Studime Strategjike e Hagës.

Një vit më parë BE vendosi krijimin e një taks force, “East StratCom”, e cila ka të punësuar 11 rus-folës të cilët kërkojnë për lajme të rreme në internet. Kjo faqe ka 20 mijë lexues çdo jav dhe Parlamenti Europian votoi për t’i rritur financimet. /Marrë me shkurtime nga Foreign Policy

SHKARKO APP