A u vra komisar Dritan Lamaj se kishte djeni për vrasjen e Frrokut në Belgjikë?
Të dhënat e reja që vijnë nga Belgjika mund të hedhin dritë edhe mbi një ngjarje ende të pazbardhur në Shqipëri, megjithëse për të tashmë ka një njeri të burgosur: komisar Dritan Lamaj i cili u vra afro tre vite më parë, mund të jetë vrarë pasi ai po hetonte për aktivitetin kriminal të vëllezërve Mark dhe Arben Frroku në Bruksel. Dyshohet se Lamaj kishte mbledhur informacion se Mark Frroku e kishte vrarë një ishte kryer për larje hesapesh në trafikun e drogës dhe të dyshuarit kryesorë ishin dy vëllezërit të cilët fshiheshin nën identitetin e rremë si vëllezërit Krasniqi. Thuhet se një konflikt i mëparshëm me ta e kishte shtyrë policing e ndjerë të rrëmonte në aktivitetin e tyre deri në vitin 2000 dhe të gjente atje gjurmë të një bande të organizuar prostitucioni. Sic dyshohet sot edhe vrasja në Bruksel ndaj një shqiptari tjetër është bërë pikërisht për këtë qëllim, si pasoje e rivalitetit mes bandave që ushtronin kontrollin e prostitucionit.
Pikërisht për këtë pa po hetonte komisar Lamaj por ai sipas informacioneve të besueshme që pretendon se ka “shqiptarja.com” është gënjyer nga krerët e lartë të policisë të qeverisë Berisha. Pasi komisari ka kërkuar të dhëna, atij jo vetëm nuk i janë dhënë ato nga Interpol Tirana, por ai edhe mund të jetë dekospiruar për këto kërkesa tek vetë vëllezërit Frroku.
Vrasesi i komisarit duke kenduar me cifteli me kreret e policise. ne te djathte te tij Agron Kulicaj.
Sot shumë media pranë qeverisë kanë ribotuar një foto që ka bërë shumë bujë, ku vrasësi komisarit pozon gjatë një dreke me krerët më të lartë të policisë. Pra akuza është e qartë. Një komisar policie është vrarë me bekimin e shtetit, të krerëve të policisë dhe kjo është shumë e rëndë. Nëse vërtetohet deri në fund që historia e së shkuarës së errët të vëllezërve Mark Dhe Arben frroku po hetohej nga komisar Lamaj, kjo aferë merr përmasa të tjera. Nëse gjithashtu është e vërtetë se ekziston një relacion i komisar lamajt i cili qarkullon sot në media, përmasa e skandalit është tejet e madhe. Në dokumentin e pretenduar të publikuar këtë të shtunë thuhet se: “dy vëllezërit kanë jetuar në Belgjikë por, ata u janë prezantuar autoriteteve belge si shtetas nga Kosova, ku Arben Frroku dyshohet se është prezantuar me emrin Liman Krasniqi, ndërkohë që vëllai i tij është prezantuar me emrin Azem Krasniqi. Në vitet e lartpërmendura, këta persona dyshohet të kenë kryer një vrasje në Bruksel dhe janë shpallur në kërkim nga autoritetet e Belgjikës me emrat e shtetasve nga Kosova, përkatësisht Liman Krasniqi dhe Azem Krasniqi” .
A është i vërtetë ku dokument? Nëse është i tillë ai ngre pikpyetje të mëdha. Ai në rradhë të parë fajëson deri në grykë si policinë e periudhës së Berishës, po aq edhe atë të socialistëve. Të parët dyshohet se e kanë shitur dhe dekonspiruar Komisarin. Por edhe të dytët nuk janë pa faj. Pyetja e parë është Pse i nxjerrin sot këto të dhëna, kur procesi për Arben Frrokun ka përfunduar?
Arben Frroku ne sallen e gjyqit. Edhe gjate procesit te tij policia e kohes se socialisteve nuk i beri publike hetimet e komisar Lamajt per te dy vllezerit
A mos donin të ruanin vëllain tjetër që ishte deputet i së majtës? Pra mos e shitën kujtimin e dëshmorit të atdheut që e qanë aq shumë në opozitë për llogari politike? Po të shkojmë edhe më tutje, këtë radhë në këndvështrimin moral dhe jo ligjor, si vazhduan socialistët pasi erdhën në pushtet ta mbajnë në gjirin e tyre Mark Frrokun kur vëllai i tij i akuzuar për vrasjen e komisarit ishte numri dy në listën e partisë kristian demokrate? Pse vazhduan ta bëjnë këtë edhe kur panë dokumentat e supozuara që zbardhnin enigmën e vrasjes së Dritan Lamajt? Pse nuk vepruan edhe kur panë përgjigjen e interpolit? E gjithë kjo histori skandaloze flet për një polici të lidhur me krimin: njësoj dhe barabar sin ë kohë të Berishës ashtu edhe në kohë të Edi Ramës. (lapsi)