Absurdistan!

Nga Ylli Manjani – Nuk i mora seriozisht sot në mëngjes, teksa po udhëtoja në rrugën më të keqe të mundshme Burrel-Klos, të rinjtë e një radio kombëtare që s’lanë gjë pa thënë kundër BILD dhe Peter Tides.

I harrova në çast ato idiotësira që thonit falë përqendrimit që kërkonte vozitja në atë rrugë pa asfalt tashmë, por vetëm gurë e gropa.

I harrova edhe për faktin se ata nuk janë gazetarë por të rinj që përpiqen të mbushin hapësirën e radios me gallatë të brezit të tyre.

Dukeshin qartë që nga punët e politikës e të shtetit skanë haber…

Por, po shoh se fjalët e tyre nuk paskan qenë thjesht të tyre. Media, gazetarë, gazeta e portale të lidhur me qeverinë thonë të njëjtat gjëra.

Pak a shumë e gjithë kjo shpurë rreket të ngulisë në opinion këto gjera:

1. BILD është tabloid jo media. Dmth është kot sepse merret vetëm me skandale.

Hahahahhahahahahaha. Qesharakë apo jo?! Po pse me çfarë duhet të merret BILD që të jetë plot me drogë, më blerje votash, apo me përhapje lajmesh të fabrikuara nga Kryeministria?!

2. Gazetari ka pikpamje konservatore të djathta dhe po ndihmon opozitën.

Hahahahahahahahhah, sa ja rrisin piazzën opozitës!!

3. BILD po i bie audienca me 10%. Sepse merret vetëm me skandale…

Kjo është të mbash barkun nga të qeshurat. Hahahahahahahahahhahahahahahahahahahhaha.

Dmth nja 10% gjermanë më pak nuk na e paskan dëgju shprehjen “t’du shum”… Hahahhahahahahahahahaha.

4. Ka një konspiracion të madh nga jashtë dhe me elementë të brendshëm që nuk ja duan të mirën Shqipërisë. BILD dhe Peter Tiede janë pjesë e këtij kosipacioni.

Në këtë pikë më vjen gjynah nga të qeshurat e stërzgjatura që të vijnë natyrshëm. Dmth të fshehësh krimin elektoral dhe trafikun e drofës quhesh atdhetar dhe pro shqiptar,ndërsa ta denoncosh atë je kundër Shqipërisë.

E kush e thotë këtë, këta që shkruajtën emaile zyrtare në Parlamentin Europian dhe në Komisionin Europian për shtatëzaninë e pa qenë të Griseldës…. seriozë apo jo?!

5.BILD duhet hedhur në gjyq për nxirje imazhi. Edhe SPD në Gjermani e hodhi në gjyq para 2 vitesh.

Hahahahahhahahahahahaha…
Që nga ajo kohë SPD në gjermani vetëm teposhtë ka rënë. Sot është parti e tretë në degradim total.

Këto teza,pra janë linjë editoriale e lëshuar nga Krye ministria për median e “pavarur”….

Asnjë nga ky takëm nuk përmend thelbin e problemit:

qeveria është zënë në flagrancë në krim zgjedhor.

Ky është lajmi e jo kush është lajmësi. Ja ta zëmë se lajmësit janë të ligj, po me përgjimet çdo bëjmë?! Ku ti çojmë?!

Jerm komplet! Absurdistan!

SHKARKO APP