Adi Krasta: 30 qershori, jepini Ramës një ‘Fitore si të Pirros’
Nga Adi Krasta –
Në Turqi, presidenti po humb për herë të dytë Bashkinë e Stambollit. Në Shtetet e Bashkuara presidenti kuptoi se të shkoje ose jo në lufte me Iranin, është më e komplikuar sesa një twitter i vetëm. Udhëheqësit me vështirësi kuptojnë se që të drejtojnë duhet të marrin një leje nga qytetarët, sidomos nga ata që nuk i kane votuar. Dhe sikur e ndershme të jetë vota, pushteti të jepet me një leje të përkohshme. Një pushteti abuziv, arrogant, diletantesk dhe të korruptuar në fillim i hiqet leja, pastaj i hiqet vota.
Unë jam i mendimit se për ta bërë këtë qeverisje të bjerë, pas rënies masive të brekëve të gënjeshtrës e arrogancës, duhet ta lejosh të bëjë zgjedhjet e datës 30, aq njëngjyreshe dhe të palavdishme sa janë.
Jepini mundësinë sektit të zhvilloje një akt të palavdishëm. Ajo “Fitore e Pirros” do e grryejë e shpërbejë shumë më shpejt sesa çdo reaksion popullor. Le t’i japim mundësinë socialistëve me flamuj e parrulla të një Shqipërie të çmendur, të bëjnë zgjedhje në datën 30. Pesha e dramës së një dite, më pas do ia vleje të shihet me një buzëqeshje mbetëse.
Ndërkohë ka edhe 7 ditë për hamendesime e pandehma… Filxhane e fallxhore gjithashtu.