Aforizma për diplomatët dhe strategët

Aforizma për diplomatët dhe strategët (Pj.V)

 Prof. Lisen Bashkurti

 -Strategjia është sintezë e politikës së forcës, ndërsa diplomacia është sintezë e forcës së politikës.

Swiss Digital Desktop Reklama

-Strategët mburren me politikën e forcës, ndaj krenaria e tyre kulmore është fitorja e luftrave, ndërsa diplomatët mburren me fuqinë e politikës, ndaj krenaria e tyre kulmore është triumfi i paqes.

Swiss Digital Mobile Reklama

-Njerëzimi ka memorizuar më shumë luftrat e mëdha dhe strategët e tyre dhe më pak paqet e mëdha dhe diplomatët e tyre.

-Strategët kujtohen edhe për luftra shumë të padrejta, ndërsa diplomatët harrohen edhe për zgjidhje shumë të drejta, sepse njerëzimi nuk e harron të keqen, ndërkohë që të mirën e harron.

-Strategët dhe diplomatët kanë kuptim të ndryshëm për jetën. Për strategët miliona të vrarë në luftra janë thjeshtë numra, e për pasojë të pakonsiderueshëm, për diplomatët edhe një jetë e vrarë në paqe është humbje e madhe dhe për pasojë shumë e rëndësishme.

-Edhe një jetë njerëzore e humbur në paqe ka mjaftuar për shpërthimin e luftrave të mëdha, ndërkohë që janë dashur miliona jetë të humbura në luftra për t’i ndalur ato, sepse e keqja vjen shumë shpejt, ndërsa e mira vjen ngadalë.

-Strategët e luftrave jo domosdoshmërisht janë edhe strategët e paqes, prandaj në jo pak raste fituesit e mëdhenj të betejave luftarake janë humbësit e mëdhenj të betejave diplomatike.

-Gjergj Kastrioti Skëndërbeu cmohet si strateg i madh ushtarak, kur në fakt kapaciteti më i madh i  tij shkëlqeu si diplomat, kjo sepse clirimi i Shqipërisë u arrit nga aftësia e tij diplomatike për të bashkuar princat shqiptar të kohës dhe paqja cerekshekullore e vëndit u garantua nga aftësia diplomatike për aleanca të shumta dhe dinamike me fqinjët dhe aleatët e kohës.

-Gjergj Kastrioti Skëndërbeu dëshmon se popujt e vegjël kanë nevojë për strategë dhe diplomatë të mëdhenj, që të kompensojnë me anë të tyre atë që u mungon objektivisht.

-Bonaparti ishte strateg i jashtëzakonshëm, fuqia e të cilit e futi gjithë Evropën në një burg të madh Kontinental, por ishte diplomat i vogël, dobësia e të cilit nuk e shpëtoi dot vehten nga një burgu i vogël Ishullor.

-Strategu gjenial Bonaparti në pikëkthesën e fatit të tij historik mbivlerësoi kryespiunin Fushe, të cilin lypej ta injoronte dhe injoroi kryediplomatin Talejran, të cilin lypej ta konsideronte, duke e kthyer kështu balancën gjeostrategjike në teatrin e luftës kundër vetevetes dhe Francës.

-Strategu i bashkimit të Italisë, Garibaldi kur fitoi luftën me fuqinë e shpatës i’a dorëzoi shpatën e tij fuqisë së politikës, duke ngelur kështu hero i admirueshëm nga strategët dhe e respektuar nga diplomatët.

-Otto von Bismarku sintentizoi si askush tjetër në vetvete politikën e forcës si strateg dhe forcën e politikës si diplomat.

-Otto von Bismarku arriti të bashkojë Gjermaninë me politikën e forcës dhe të mënjanojë aleancat armiqësore kundër saj me forcën e diplomacisë, duke siguruar kështu paqe në Gjermani dhe paqe në Evropë.

-Pasardhësit gjermanë të Otto von Bismarkut mbivlerësuan politikën e forcës dhe nënvlerësuan forcën e diplomacisë, duke rrezikuar kështu paqen në Gjermani dhe paqen në Evropë.

-Cërcilli më mirë se kushdo tjetër në historinë moderne të njerëzimit i njihte dobësitë e Kombit të vet dhe i cmonte fuqitë e armiqve të tij.

-Cërcilli i bazuar në qasjen e tij kritike u mbështet te fuqia e politikës së vet për të thyer politikën e forcës të kundërshtarëve dhe ia arriti që me plumba prej letre të mposhte plumbat prej hekuri.

-Strategët ushtarakë me kapacitet edhe diplomatik kanë vlerësuar kohën si elementi më i cmuar për të arritur qëllimet finale, duke lënë pas mësimin e madh ‘kërkoni kohë që të korrni fitore’.

-Luftrat më së shumti varen nga fuqitë sasiore, ndërsa negociatat më së shumti varen nga fuqitë cilësore. Ndërsa të parat fitohen me energji fizike e sakrifica të shumta, të dytat mund të fitohen vetëm me energji mendore dhe inteligjencë të lartë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?