Afrim Krasniqi: Gjashtë të inkriminuar do t’i fitojnë zgjedhjet

Në një kohë kur po diskutohet dekriminalizimi i parlamentit, në mënyrë paradoksale pritet të fitojnë në zgjedhjet lokale disa të inkriminuar. – “Janë 6 kandidatë të inkriminuar në garë, 4 prej tyre kanë potencial të fitojnë,” thotë analisti Afrim Krasniqi, gjithashtu Drejtori ekzekutiv i Institutit Shqiptar të Studimeve Politike në takimin që u zhvillua paraditen e 18 qershorit në aktivitetin “The Elections Situation Room”.

Kjo është një nismë për vëzhgimin zgjedhor e ngritur nga SOROS.

Politologu dhe një analist i njohur i zgjedhjeve Krasniqi  u shpreh se janë 24 zona risku nga ku 11 prej tyre kanë potencial politik dhe se “Këta kandidatë të inkriminuar ndodhen në këto zona të riskut”

Swiss Digital Desktop Reklama

Edhe drejtues të portalit “ Za Lart” u shprehën se ditët e fundit ka raportime për tensione dhe përplasje fizike dhe se kanë konstatuar se “zonat ku ka rikandidim të kryetarëve kanë më tepër problematika.”

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?