Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 13:03 Mohsen Rezaei: Asnjë grimcë uranium nuk do të dalë nga Irani, çdo sulm i ri amerikan do të ketë pasoja Shefi i sigurisë iraniane, Mohsen Rezaei, deklaron se asnjë grimcë e materialit bërthamor të pasuruar nuk do të dalë nga Irani dhe se çdo…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Agron Gjekmarkaj: Pse dorëzimi i mësuesit turk ishte akt vasaliteti!

Forum E enjte, 2 Janar 2020 21:51
Agron Gjekmarkaj: Pse dorëzimi i mësuesit turk ishte akt vasaliteti!
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Agron Gjekmarkaj

Dorëzimi i mësuesit turk ditën e parë të vitit të ri ishte një akt i pastër nënshtrimi dhe vasaliteti ndaj Erdoganit, i cili Shqipërinë dhe Kosovën po i trajton si qenefin e Perandorisë neotomane. Por akti i turpshëm i besëthyerjes dhe mikbjerrjes tregon  shume më tepër se kaq.

Ai shënjon  trishtueshëm deriven e demokracisë shqiptare e cila  lindi si allafrënga dhe po bëhet gjithnjë e më allaturka në afinitetet e kësaj fjalë me despotizmin . Një Kryeministër si i yni që vetëpercaktohet si gjysmë prift e gjysmë hoxhë shkallë mendore deliri kjo, po sillet si Erdogani “zëri i Allahut” në Turqi i cili minaret do ti përdorë si “raketa” dhe kubetë si “mburoja” ( poezi  e tij). Po vret njësoj demokracinë me ligje si ai qe parlamenti ynë votoi para pak javësh për “shpifjen” e me akte si votimet moniste apo kriminalizimi i politikes lokale e qendrore deri tek klientelizimi i ekonomisë.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Edi Rama dhe maxhordomi i tij në krye të ministrisë së brendshme kinse dy oksidentalë , kinse dy pro-perëndimorë në thelb po sillen si dy gra haremi në oborrin e sulltanit duke nëpërkëmbur dinjitetin e kombit , shtetit dhe shoqërisë shqiptare. Këndej i bëjnë lajka deri në jarge dekoratës së lartë që Presidenti Makron i akordoi Kadarese mbase shkrimtarit  me europianistë të Europes si shpirt e fryme  dhe po atë ditë ulin poturet para Presidentit turk qe standardet europiane i shkaktojnë të kruara e kollitje.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Rama e bën këtë akt dorëzimi në kundërshti me të gjitha konventat e Brukselit  sepse ndihet i dëbuar nga kontinenti për arsyen sesi qeveris dhe mideja e çon gjithnjë e më afër Erdoganit. Një Shqipëri si Turqia në mënyrën e të qeverisurit është ëndrra e tij që po bëhet realitet. Një gjë e tillë pat ndodhur edhe në Kosove por sëpaku Kryeministri Ramush Haradinaj e shkarkoi ministrin e brendshëm dhe u distancua prerazi duke refuzuar të paguajë haraç  vasalesh duke ja lënë në derë Hashim Thaçit dhe institucioneve të dominuar nga veglat e tij.

Mund t'ju interesojë

Edmond Spaho: Ramës nuk i vjen fundi nga një libër që botoi vetë, opozita e pafuqishme shpreson ta rrëzojë

Edmond Spaho: Ramës nuk i vjen fundi nga një libër që botoi vetë, opozita e pafuqishme ...

Para 2 orësh
A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

10 Nëntor 2026, 07:06
Tablo e zymtë ekonomike e familjeve në Tiranën urbane!

Tablo e zymtë ekonomike e familjeve në Tiranën urbane!

9 Nëntor 2026, 19:14

Por tek ne s’ka më institucione ka vetëm një individ dhe mozaik shërbëtoresh kokulur squk rreth tij . Kur nuk zbatohen konventat për një shtetas turk ato nuk vlejnë as për shtetasit shqiptarë madje për ata në shtetin e Rames vlejnë ku e ku më pak .. Atë që nuk e bënë Ditmir Bushati, Fatmir Xhafa e Saimir Tahiri po e bën me kokën ulur e me një zell që meriton përbuzje  Sander Lleshi  .. Vite më parë Sali Berisha bëri një vizite në Turqi e pat thënë “ se nuk më ka rastisur të takoj një turk që të mos ketë gjak shqiptar në vena”. Në fakt një deklaratë me nacionalizem të fshehur kjo e pak fyese për turqit po ne këtu në Tiranë ju  hakërryem ( madje edhe shkruesi i këtyre rrallëve).

Edi Rama në krye të “oksidentaleve” qe i pari i cili me tam tame i printe urdisë, gazetare, publiciste, ndonjë filozof andej e këtej detit nxorën në pah gjithë arsenalin kundër ish kryeministrit duke e akuzuar si “vasal” te Turqisë me të padrejte edhe pse Berisha ndoqi linjën amerikane për Palestinën dhe aspak atë të Dollmabahçesê duke marrë në këmbim merinë sulltanore . Po ashtu sot reagimi i tij ishte tejet i spikatur . Thjeshtë mbrojti interesat kombetare dhe në këtë pike meriton respekt ltë cilin nuk e meriton kurrë njësoj për anëtarësimin e Shqipërisë në Konferencën Islamike.

Unë i pari i kërkoj ndjesë Berishës të tjerët gjithashtu duhet ta bëjnë për etikë profesionale se paku për këtë temë, për këtë marrdhënie të Kryeministrit të Shqipërisë me Erdoganin, pa bërë kompromis me bindjet e veta përballë Sali Berishes. Në çdo vizitë tek Raisi Edi Rama  humbet nga një cope pavarësie dhe fiton një cullufe haremi . Po kaq Opozita nëse sedra kombëtare i intereson me shumë se syshkelja duhet të reagojë dhe jo të fshihet si struci siç bëri me memorialin në kodrat e liqenit ku pat përfaqësuesit e vet të cilët  u zhgërryen ne batakun e qurravitjes. Nuk paska një rruge të tretë po vetëm dy. Ose me Erdoganin ose me Europen. Rama ka zgjedhur Erdoganin. Opozita duhet ta ndajë këtë me pozicion të qartë dhe jo me heshtje oportunistesh , çfarë zgjedh ajo? Deklarata e saj sot ishte thjesht një deklaratë kundër Edi Rames e cila nuk rrokte veçse ne sipërfaqe gravitetin e së ndodhurës.

Dorëzimi i mësuesit është dorëzim i pavarësisë, nënshkrim vasaliteti dhe një kular i rënde mbi qafat tona për atë që na pret në shtetin ku demokracia është vetëm nocion propagandë dhe ku pushteti është në duart e një adhuruesi të despotizmit.

Etiketat e lidhura

Agron Gjekmarkaj
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Mohsen Rezaei: Asnjë grimcë uranium nuk do të dalë nga Irani, çdo sulm i ri amerikan do të ketë pasoja
Para 2 minutash

Mohsen Rezaei: Asnjë grimcë uranium nuk do të dalë nga Irani, çdo sulm i ri amerikan do të ketë pasoja

Kapet në Greqi shqiptari i për vrasjen e dy vëllezërve në Shkodër, dyshohet edhe për një tjetër vrasje të dyfishtë
Para 2 minutash

Kapet në Greqi shqiptari i për vrasjen e dy vëllezërve në Shkodër, dyshohet edhe për një tjetër vrasje...

Fury-Joshua në Cardiff: biletat shiten të gjitha, vendet më të shtrenjta arrijnë 13,128 stërlina
Para 3 minutash

Fury-Joshua në Cardiff: biletat shiten të gjitha, vendet më të shtrenjta arrijnë 13,128 stërlina

Krisje mes Zidane dhe Mbappe, sulmuesi rrezikon të mungojë ndaj Italisë
Para 14 minutash

Krisje mes Zidane dhe Mbappe, sulmuesi rrezikon të mungojë ndaj Italisë

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 15 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 16 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026
Para 7 orësh

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026

4 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 16 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.