Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 13:10 Shqipëria gati për Finlandën, Maran zhvillon stërvitjen e fundit në “Air Albania” Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar seancën zyrtare stërvitore në stadiumin “Air Albania”, në prag të përballjes së rëndësishme me Finlandën, e vlefshme për UEFA Nations…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Agron Gjekmarkaj: Shërbëtorët xhandarë të politikës në krye të mjekëve, pse propagandistët mund të na çojnë drejt tragjedisë

Forum E premte, 20 Mars 2020 10:31
Agron Gjekmarkaj: Shërbëtorët xhandarë të politikës në krye të mjekëve, pse propagandistët mund të na çojnë drejt tragjedisë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

NGA AGRON GJEKMARKAJ

Kudo në Europen e trembur e të zënë në çark nga virusi i ri po flitet për “luftë” ! Në të jemi përfshirë edhe ne tanimë! Në vijën e saj të parë, pikërisht në front janë mjekët, infermieret dhe personeli ndihmës shëndetësor ! Ata dhe të sëmuret janë më të rrezikuarit! Po ndërsa të prekurit dora dorës mund të shërohen e kthehen në shtëpi ata janë aty për të mjekuar “të plagosurit” e tjerë ! Por ushtria jonë është disa herë e tradhtuar e nëpërkëmbur dhe e fyer !

Në momente krizash e paniku në shndërrohemi në patetikë, në hipokrit, në frikacakë dhe mobilizojmë gjithë arsenalin e idhujtarisë me parimin kalova lumin të dhjefsha kalin! Sapo e keqja kalon fillojmë me agresivitetin, arrogancën, shpifjet, pretendimet dhe akuzat madje aty këtu mjeket janë rrahur nga të afërm pacientesh! Në mos gabohem 5-6 vjet më parë në televizione u transmetua pamje sesi një infermiereje i futen dy mije lek të vjetra në xhep dhe ajo as kundërshtoi e as i kërkoi ! Dukej një grua afër moshës 60-vjeç ! U ndezën boritë dhe ekranet, gjeten armikun ! Sa dhimbje kam ndjerë që model korrupsioni bëhej një fatkeqe dhe jo hajdutet e mëdhenj të zyrave tona !

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Aso kohe flitej për korrupsionin e madh në mjekësi por edhe për “shëndetësinë falas”, “mjekësinë që duam” dhe spektakle të tilla shërbenin për të legjitimuar çdo eksperiment ! Qëkur u futem në epokën e pluralizmit mandat pas mandati mjekësia është konsideruar si diçka jo elektorale që nuk sjell shumë vota dhe është lënë në degradim!

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Politika ka futur duart duke stimuluar arrivistet në kurriz të profesionisteve ! Qesharake investimet në infrastrukturë, në kërkime shkencore, në pajisje moderne, në specializime, e mbi të gjitha në rroga ndërsa spitalet mbusheshin me kafene, Drejtoret zgjidheshin për tenderat që do të bënin, ato të ilaçeve, shtretërve, mensës, rojave e shumë të tjera ! Ministrat po ashtu ! Tek këta të fundit duhet bërë një diferencë persa kohë ata ishin mjekë ndonëse pa rezultate të mëdha! Po ashtu ndonjëri prej tyre, prej isheve tani duhet vetëm të heshtë dhe të na e kursejë moralin ! Një ditë u vendos që ata të shporreshin nga drejtimi ! E bëri Berisha për raporte me aleatet kur në krye vuri Nard Noken ( të cilit mund ti jepte një tjetër fushë për me tepër që vete ai (Berisha) kishte qene një kardiolog me famë) ndërsa Edi Rama e ktheu në normë me Ilir Beqen një basketbollist mediokër e me biznese personale e më pas me Manastirliun !

Mund t'ju interesojë

Edmond Spaho: Ramës nuk i vjen fundi nga një libër që botoi vetë, opozita e pafuqishme shpreson ta rrëzojë

Edmond Spaho: Ramës nuk i vjen fundi nga një libër që botoi vetë, opozita e pafuqishme ...

Para 2 orësh
A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

10 Nëntor 2026, 07:06
Tablo e zymtë ekonomike e familjeve në Tiranën urbane!

Tablo e zymtë ekonomike e familjeve në Tiranën urbane!

9 Nëntor 2026, 19:14

Miku dhe kolegu Sokol Balla një javë më parë në Real Story e quajti seksizëm eufemizmin tim se “luleshtrydhja” term i përdorur nga Kryeministri për zonjën në fjalë nuk mund të jetë në krye të shëndeti publik ! Në fakt ashtu nuk është, aspak seksizëm, por e kam bindje të trishtë e të dhimbshme që kjo, jo thjeshtë për zonjën Manastirliu e cila pos autogolit të rënde me maskat e skaduara po përpiqet këto ditë të shërbeje sa di , se jemi përballe një metafore të madhe banaliteti !

Sipas parimit “ti halim që nuk di këndim bëhu vezir për arsim”, Liderëve shqiptarë pothuaj të gjithëve, u shkon tejet për shtat inferioriteti, paaftësia, servilizmi e hafijet si dhe nënshtrimi pa ndoshta e pa sikur!

Natyrisht ata pastaj dinë të darovisin e shpërblejnë besnikët këtë koronavirus të demokracisë shqiptare! Ndaj jemi shteti më qesharak i Europës, më i korruptuari, më pak efiçenti dhe me politiken më të dhunshme ! sot më shumë se kurrë në krye të ministrisë së shëndetësisë , në kryë të të gjitha strukturave mjekësorë duhen më të mirët ! Propagandistet mund të na çojnë drejt tragjedisë kolektive!

Në kohen e tyre (Beqes dhe Manastirliut) në këto 7 vjet para e madhe, miliona euro u hodhën për konçensionet të famshmet PPP te cilat administrohen nga klientë e miq të qeverisë ! Akuzat se kjo është një megaaferë korruptive nuk reshtin për asnjë çast ! Shumëkush bën llogari dhe me të drejtë thotë sa mund të ngriheshin rrogat e personelit, sa spitale të reja, sa kërkim shkencorë e specializime mund të bëheshin, sa respiratore më shumë mund të kishim?!

Mjekeve u kemi vënë mbi krye shërbëtoret e politikes të cilët kanë funksionuar më shumë si xhandarë për të shtypur dialektiken e brendshme sesa si përfaqësues të tyre ! Muaj pas muaji ata po ikin dhe janë në te drejtën e tyre ! Nuk dihet me çfarë mund ti zëvendësojmë se edhe numri I kasapeve po bie ngaqë mishi blihet I ambalazhuar !

Personalisht sot më shumë se kurrë ju kërkoj falje në emër të këtij llumi e balte që është hedhur mbi ta, për shtypjen dhe zhvatjen, për rrogat dhe injorimin, për grushtet e kamerat e fshehta përdhunuese !

Ju kërkoj falje që gjithë friken dhe frustimet tona i derdhim sot mbi ta , teksa vetë jemi mbyllur brenda si Oso Kuka rrethuar me oriz e makarona, jasteke e velenxa po kaq ju shpreh nderimin tim të thellë qe edhe pse të keq paguar e të shpesh të paragjykuar, përballen sot me virusin që ka alarmuar globin pa kushtet e kolege të tyre në kontinent ! Po pra, edhe ata kanë familje, fëmije e gra , nëna e baballarë në një marrëdhënie ankthi të dyfishtë, pa vila tenderash, pa llogari bankare premtuese, pa rezerva ushqimore të mëdha verërash e uski të shtrenjte dhe mos ta harrojmë këtë as nesër kur rrëmeti të kalojë !

Mjekësia shqiptare duhet rithemeluar në të gjitha kuptimet bashkë me të edhe disa vlera njerëzorë që i kemi harruar duke zëvendësuar Hyun sa herë kemi mundësi me paranë dhe kodoshet e saj ! Le të konvertohemi në njerëz humanë , le ta bëjmë tonën mirënjohjen e vërtete si bindje dhe jo nga frika, le ta mbështesim ushtrinë tonë të tradhtuar atje në frontin ku luftohet për shëndetin e gjithsecilit ! Një lutje për ta e kam kur beteja të mbarojë rebelohuni dhe mos u bindeni me “gjeneralve” që ju hoqën shulat nga pushkët teksa niseshit për atje ! Sa prokopi është bërë më ata shula !

Etiketat e lidhura

Agron Gjekmarkaj
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Shqipëria gati për Finlandën, Maran zhvillon stërvitjen e fundit në “Air Albania”
Para 3 minutash

Shqipëria gati për Finlandën, Maran zhvillon stërvitjen e fundit në “Air Albania”

Mohsen Rezaei: Asnjë grimcë uranium nuk do të dalë nga Irani, çdo sulm i ri amerikan do të ketë pasoja
Para 10 minutash

Mohsen Rezaei: Asnjë grimcë uranium nuk do të dalë nga Irani, çdo sulm i ri amerikan do të ketë pasoja

Kapet në Greqi shqiptari i për vrasjen e dy vëllezërve në Shkodër, dyshohet edhe për një tjetër vrasje të dyfishtë
Para 11 minutash

Kapet në Greqi shqiptari i për vrasjen e dy vëllezërve në Shkodër, dyshohet edhe për një tjetër vrasje...

Fury-Joshua në Cardiff: biletat shiten të gjitha, vendet më të shtrenjta arrijnë 13,128 stërlina
Para 12 minutash

Fury-Joshua në Cardiff: biletat shiten të gjitha, vendet më të shtrenjta arrijnë 13,128 stërlina

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 15 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 16 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026
Para 7 orësh

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026

4 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 16 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.