Agron Llakaj: Në Shqiperi çmimet si në Monte Carlo ! Nuk shkoj më në Jug për pushime
Pushimet në Shqipëri, ku ndeshesh me çmime të larta dhe gjithëfarësoj gjërash, nuk shqetësojnë vetëm njerëzit e thjesht, por edhe “VIPat”.
Agron Llakaj p.sh, edhe pse një nga personazhet më të paguar në Shqipëri, thotë se çmimet në Shqipëri janë të pajustifikueshme. Ai ka kaluar disa ditë pushime në Zvërnec dhe thotë se çmimet kanë qenë si në Monte Karlo, ndërsa evidenton pisllëkun e ambienteve dhe mungesën e kulturës dhe shërbimit.
Më i egër është aktori Arben Derhemi. Duke folur për “GSH”, ai thotë se qendroi vetëm dy ditë në jug të Shqipërisë dhe nuk kthehet më.
“Kam pushuar dy ditë në jug këtë vit dhe nuk shkoj më. Pushova 12 ditë në Lefkadha (Greqi) dhe u ndjeva pjesë e çdo gjëje që ishte publike.
Në Shqipëri kanë pushtuar kodrën, rërën dhe detin. Me çtë drejtë?
Kush ua jep këtë të drejtë”, shprehet ai i revoltuar.
Për çmimet më pas thotë se janë të palogjikshme, pasi një koktej kushton 10 mijë lekë, ndërsa një birrë 8 mijë lekë të vjetra.