Ajo është Grida, jo fitorja!
Nga Ilir Levonja
Me zgjedhjet e fundit duket se ne shqiptarët i mbaruam hallet. Tani po zihemi për Gridën. Ka një suferine fantastike. Grida, Durrësi, durrsakët. Partia e Lulit. Jo, jo, Grida. Kukulla fallco. Ca thonë që i shau zgjedhësit, ca thonë që jo. Përkundrazi, shkoi shtëpi më shtëpi. Ca të tjerë ulërijnë, duke thënë që asaj nuk ia varën edhe fqinjët. Të thuash se shqiptarët, në përgjithësi, aty ku janë. Aty ku jetojnë. Brenda territorit të Shqipërisë, e kalojnë në mënyre të shkëlqyer fqinjësinë e tyre? Dhe vetëm Grida është ajo që nuk shkon mirë me fqinjin e saj. Ndaj edhe ata nuk e votuan.
Më vjen keq ta them, por është një hipokrizi. Historia e votimit tek ne është deri një pabesi. Nga gruaja për burrin. Nga vëllai tek vëllai etj. Sepse e tillë është ekzistenca aty. Por është edhe një interes magjik. Dhe ne kemi shëmbullin më të shkëlqyer, ish presidentin e republikës, zotin Bamir Topi. Një i votbëseuar përjetësish i demokratëve. I mbajtur si emblemë e tyre. E ktheu gjithë çështjen e një grupi adhuresish në luftë personale me idhudhin e tij. Dhe devijator i kamufluar.
Kështu që mos i bini më qafë fqinjëve të Gridës. Ose mos flisni në emër të durrsakëve.
Shumë nga ne e dinë, mirë që, qytetet tona nuk kanë më sharmin e kaluar me durrsakë e vlonjatë. Ka lëvizje dhe ikje masive.
Përse Grida është bërë kaq objekt debatesh? Kaq thelbësore në arritjet e shqiptarëve? A thua nuk ka femra të tjera në politikën tonë? Nuk ka nga ato që kanë konkuruar ndonjëherë? Që kanë humbur.? Që kanë edhe fituar? Nuk ka as nga e majta që është në pushtet?
Eshtë shumë e thjeshtë. Ne shqiptarët jemi pasionantë, tifozë. Më shumë se normalja. Grida është e bukur. Dhe kjo kuptohet nga alergjia femërore e mashkullore, ta shqyejmë Gridën. Aq më tepër që është në krahun e Berishës. Inati i përjetshëm i një pjese të shqiptarëve. Më saktë i mëndësisë sonë. Le të ngordhim edhe të papunë, vetëm ai të shporret. Vetëm ai të zhduket. Nuk ka rëndësi se kush është në pushtet. Se çfarë bën, se si vjedh. Se si pasurohet. Dhe se si po me aq kollajllëk gjenë komunikim soji me sojin. Neve qytetarëve na duhet inati.
Dhe kur aksidentalisht brenda sojit gjëndemi të papunë. Atëhere bëhemi lsi-sta. Por ama inatin nuk e heqim.
Gridës i duhet thënë faleminderit që kandidoi. Në botën tonë prej Kandahari është e vështirë ta kuptosh dhe ta pranosh rastin Grida. Shqiptarët janë masivisht në emigrim. Por atyre u duhet të jenë edhe më. Madje mundësisht nga tre për shtëpi.
Sepse pas mendësisë sonë folklorike, duhet të dalim nga fshati që të na ndihet zëri. Duhet të ngjitemi në kodër që të shikojmë se sa i bukur është bregdeti, apo vendi ynë.
Grida e bëri këtë. Duhet parë si medalion për arsyen e vetme. Të dashurisë shqiptare. Vajzat me shumicë aty çfarë nuk bëjnë ta shuajnë farën e shqiptarisë. Vetëm të ikin në Amerikë. Vetëm të martohen me dikë. Të mburren se janë amerikane. Se ia hodhën Kandaharit shqiptar. Sojit të njerëzve me inat. Kurse Grida e pa Amerikën në Shqipëri. Dhe pas përvojës sime po prej emigranti. Aty është. Por janë një grup njerëzish aty. Soji që po e çojnë në Kandahar.
Nga ana tjetër, votuesit masiv i duhet thënë. Lëri atë bukuri të kulluar në shenjterinë e saj. Shikoni rrogat. Punësimin. Të drejtat minimale të një punëtori. Të një kuadri. Pozitën e nënpunësit.
A e dini se penguesit e mirëqenies, të drejtave civile, pozitës shoqërore, rangut, bashkëhosisë. Janë pikë së pari tipat që nuk ngopen me pushtet. Që e konsiderojnë veten të pazëvendësueshëm. Ata që nga mëngjesi e deri në mbrëmje përdorin vetëm Unin. Unë kështu, unë ashtu. Unë jam.
Kërkojeni fituesin e vërtetë tek personi që njeh hapjen e krahut, dorëheqjen dhe refuzimin vetjak për fatet e vendit.
Normalisht, një babaxh si Dako është larg. Dhe ju kujtoni se keni fituar. Keqardhje. Fitore do të thotë të merresh me fituesin, jo me humbësin. Ndryshe ti nuk e di se përse ke fituar. Nuk e di se çfarë duhet të bësh me fitoren.
Ajo është thjesht Grida, jo fitorja. Kushtojeni vëmendje votave prej një milion e ca, jo humbjes së saj. Solidarizohuni me ankthin e shqiptarëve të Greqisë. Me Greqinë. Që rajoni të jetë vend i njerëzve të lirë. Dhe qytetarit për tu admiruar.