Akciza e birrës dhe idetë absurde të qeverisë për biznesin

 

Nisur nga debati i fundit ne Parlamentin Shqiptar dhe shprehjeve të papërgjegjshme për biznesin të një deputeti të PS-së na bëjnë të reflektojmë dhe të kuptojmë se ky parlamentar, në veçanti, dhe lidershipi shqiptar në përgjithësi me gjithë këtë kohë tranzicioni dhe post tranzicioni 25- vjeçar nuk kuptojnë raportet demokratike që duhet të ekzistojnë mes Biznesit dhe Qeverisë.

Lidershipi dhe parlamenti edhe sot nuk kanë ndërtuar një institucion të qëndrueshëm dialogu dhe vendimmarrje në mes Biznesit dhe Qeverise për të mbrojtur në mënyrë demokratike interesat e secilit, por si në kohet e dikurshme vënë ligje, propozojnë për të vendimmarrje pa asnjë konsultim, por me argumenta të përgjithshme të hyrjes në Europë, pa asnjë argument të qëndrueshëm. Si të gjitha qeveritë dhe kjo e fundit nuk e mbështet veprimin e reformave në një institucion të qëndrueshëm Ekonomiko – Juridik, për të mos lënë të gabojë në nivele të mëdha dhe të na fusë ne problematika që duan vite të zgjidhen.

Së pari, ligji mbi akcizën që duan të aprovojnë nuk ka asnjë efekt në buxhet pasi ngrenë akcizën e vendit dhe të ulin atë të importit në të njëjtin nivel ,14% (absurde). Mbështetur në ide nihiliste se për të hyrë në Europë na duhen përafrime çmimesh, pa marrë parasysh se vetë Europa diferencon akcizën për prodhuesit e vegjël, sepse kostot e produktit të prodhuesit të madh janë më të ulëta se të prodhuesit të vogël, dhe efektet për të dalë në treg të jenë të barabarta. Kësaj duhet t’i shtojmë dhe faktin se tregu shqiptar për pasojë dhe biznesi është i vogël dhe kryen dy funksione, mbijeton pranë produktit të huaj dhe mban njerëzit në punë.

Së dyti, përpara dy vjetësh taksat e birrës (akciza në veçanti) u rrit 50 % nga 10 lek/litër në 15 lek/litër duke i shtuar dhe TVSH rritja e taksës në përgjithësi shkon mbi 60%, kjo gjë ishte një impakt të madh në treg, shtuar dhe agresivitetin mbi informalitetitn ndaj të gjithë sektorëve të biznesit, thuaj se kishim të bënim me armiq. Pa u tharë djersa dhe gjaku i derdhur për këtë rritje na propozohet një rritje tjetër ulje për biznesin e huaj dhe rritje për të vendit, duke prishur balancat e tregut ndërmjet produktit shqiptar dhe atij të huaj.

Se treti, duke pasur parasysh se jemi i vetmi vend në Europë që kemi mbi 50% të birrës që importohet, pra kjo tregon se klima e biznesit në Shqipëri nuk është e mirë dhe taksat janë të larta, prandaj nuk ka interes të prodhohet në Shqipëri, por ka interes të importohet. Kjo klimë jo vetëm që nuk përmirësohet, por dhe duan ta thellojnë për ta kthyer përfundimisht Shqipërinë në Republikë Bananesh.

Së katërti, ka elementë të rëndësishëm të mosrespektimit të ligjit nga ana e shtetit. Me vendim të Parlamentit dhe të bazuar në Kushtetutë, biznesi shqiptar bazohet në linjën e fiskalitetit në “vetëdeklarim”, domethënë që çdo administrator deklaron të dhënat e biznesit dhe të taksave nën përgjegjësinë e tij ekonomike dhe juridike dhe çdo kontroll i brendshëm në shoqëri, përveç mbylljeve 1, 2 ose trevjeçare të TVSH ose Tatimeve me kërkesë nga biznesi si detyrim ligjor është i paligjshëm. Çfarë ndodh në të vërtetë në biznesin e birrës

a) Vendosin pullë fiskale (e vetme në botë) dhe me kosto për biznesin dhe jo përfitim për shtetin për çdo artikull dhe çdo produkt.

b) Prerje DSHA që do të thotë pagesë akcize online nëpërmjet bankës për çdo kamion ose mjet.

c) Kontroll i përmuajshëm nga njëherë dhe i përjavshëm në fabrikë për kontroll stoku.

d) Mbushje e Librave Fiskale në prodhim dhe rakordimi i tyre (që nuk ekziston në asnjë vend) gjë që përben dhe shkelje e privatësisë teknologjike.

e) Kontroll në terren dhe tek distributorët.

Nëse do donim të rakordonim të pesta këto kontrolle nuk do mundnim ti rakordonim matematikisht, sepse secila prodhon nga një gabim, dhe si pasojë biznesi gjithmonë penalizohet. Nuk po flasim për mënyrën si realizohen këto kontrolle dhe shkallën e demokracisë në këtë raport. Pra, siç shihet ka një shkëputje të madhe në mes Shtetit dhe Biznesit, ku njeri me të drejtën e eprorit dhe tjetri kokulur që zbaton (detyrohet) çdo vendim, urdhër apo tekë që i imponohet.

Çfarë duhet të bëjmë? Ta mbyllim prodhimin vendas e t’ia lemë birrës së huaj që të nxjerrë pa punë mijëra shqiptarë të punësuar?!

Nuk është e drejtë kjo që po bën Qeveria, bile të themi se është kriminale.

SHKARKO APP