Akuzat kryesore të Manjanit kundër kryeministrit

Ministra që flenë tek hoteli i Klemend Balilit me Dashnoret. Shefa policie që kanë fshehur skedën e Balilit. Një kryeministër që kërcënon gjyqtarët me telefon që merr vendime qeverie pa mbledhur ministrat. Kukkë më parë, asnjë iministër i republikës nuk është larguar nga posti i tij me akuza kaq të rënda s aka artikuluar Ylli Manani në konferencën e tij të fundit për shyp. Ai ka thënë se edhe sikur kjo të jetë dita e tij e fundit në politikë, ai nuk mund të pajtohej me një qeveri të kanabisizuar. Sipas Manjanit që mbahet mend se në politikë nuk e ka pasur problem ka thotë gjithçka dhe të kundërtat e tyre, ai u largua nga qeveria pas deklaratës se ushtria duhet te ndërhyje kundër hashashit. “U shtuan presionet kur bëra deklaratën për kanabisin. E bëra atë deklaratë si qytyetar i shqetësuar. Nuk kisha asnjë paragjykim dhe asnjë prapamendim. Kryeministri u nervozua dhe shtyu dy ministra të reagojnë kundër meje. Të gjithë ata ministra më shkelin syrin por kanë frikë të flasin. Që pas asaj situiate është shtuar presioni jo ndaj meje, por ndaj kryetarit të Kuvendit për largimin tim. Unë e di pse. Nuk është rastësi që bashkohet me emrin tim me dosjen e Klement Balilit. Ndërkohë që në Tiranë lidhej emri im me Klement Balilin, ministrat flinin me dashnoret te Santa Quaranta”- tha ai.

Ai theksoi se për këto akuza faktet i kanë shërbimet e huaja. “Mos m’i kërkoni mua, i kanë shërbimet e huaja të gjitha këto”- tha ai.

Manjani shtoi se ndihet i nderuar që eshte i shkarkuar.

” E dini ju që në 30 dhjetor qeveria ka marrë një vendim pa u mbledhur. Shikoni TIMS, shumica e ministrave ishin jashtë shtetit. Si mund të jetë dakord ministri i drejtësisë me këtë çështje? Këto janë historitë. Këto janë ndarjet parimore”.

Ai tha se shërbimet e huaja i kanë kërkuar në fakt Ramës shkarkimin e ministrit të Brendshëm, Saimir Tahirit dhe jo shkarkimin e tij.

“Në fakt, shërbimet e huaja, që kanë prova për lidhjet e Policisë me krimin, i kanë kërkuar Ramës që të shkarkojë Tahirin. Por ja që më shkarkuan mua”, tha Manjani në konferencën për mediat në orën 13:00.

 

SHKARKO APP