ALARM! “Beu i Surrelit” i marrë peng nga Oligarkët?…Apo ….?

Nga Kastriot Islami –

Akuzat se “Beu I Surrelit” është kryeoligarku i Shqipërisë dhe qeverisja e tij është qeverisje oligarkike e kanë detyruar “Beun e Surrelit” të dalë nga “vrima e bunkerit” dhe të reagojë….sigurisht me mashtrimet e tij tipike, dhe me synimin e qartë për të mohuar akuzat e drejtuara në adresë të tij…

Konkretisht, para disa kohëve, “Beu i Surrelit” do të deklaronte me pompozitet: Në Shqiperi nuk ka oligarkëSe po të kishte oligarkë do të më ndërhynin në vendimarrjet e mia… Une i marr të gjithë vendimet vetë dhe askush as nuk më ndërhyrn dhe as më bën dot presion…! gjeni një vendim qe të ma kenë diktuar oligarkët…”…

Swiss Digital Desktop Reklama

Por ditët e fundit, sujava e mashtrimit të tij ka rënë dhe ka dalë e vërteta në shesh…

Swiss Digital Mobile Reklama

Madje me shumë “hidhërim” mund të deklarohet se “Beun e Surrelit” keto dite e kane marre peng oligarkët…Pikërisht ata që “Beu i Surrelit” i shpërfillte me cinizëm para disa kohëve dhe për të cilët deklaronte se nuk kishin as guximin më të vogël të ndikonin në vendimarrjet e tij…

“Beu i Surrelit” duket se këto ditë gjendet i pamundur të miratojë një Marreveshje për Reformën Zgjedhore të arritur me opoziten e mbi të gjitha të realizuar me mbështetjen e angazhimin e SHBA e BE…

Duket se oligarkët do ta detyrojnë haptas këtë rradhë “Beun e Surrelit” të marrë vendime sipas interesave të tyre jo vetem për të fituar toka në bregdet, tendera nga buxheti i taksapaguesve apo PPP nga prona publike por edhe për refuzuar një marrëveshje politike, sic është marrëveshja për reformën zgjedhore e kryer së bashku me opozitën,  e mbi të gjitha e arritur me prezencën dhe angazhimin e BE e SHBA…

Duket se këtë rradhë oligarkët e kanë marrë peng në dritë të diellit ‘Beun e Surrelit” duke e detyruar të veprojë sipas interesave të tyre dhe për rrjedhojë duke e nxjerrë zbuluar edhe para partnerëve nderkombëtare…!

Shtrohen dy pyetje:

Së pari: A mund të mburret më “Beu i Surrelit” se nuk e kontrollojnë dot oligarkeët dhe se ai nuk i merr vendimet nga presioni i tyre, pra sic duan ata…?!!!

Së dyti, nëse përgjigja e pyetjes së mësipërme është mohuese: “Mos vallë e gjithë kjo lojë me oligarkët, tregon se ‘Beu i Surrelit” i përdor sipas interesave të tij këta “oligarkë” duke demostruar se në Shqipëri ai është Kryeoligarku që ka vendosur një rregjim oligarkik unitar e autoritar përmes të cilit së bashku vecse nënshtrojnë qytetarët e varfër, tallen me kukullat në parlament dhe vendimet i marrin së bashku për interesat e një kupole të ngushtë që drejton rregjimin oligarkik e autoritar?

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?